Thursday, April 25, 2024

(Video)Vazhdon kriza e Vllaznisë së basketit meshkuj. Besëlidhja debutuese e mund thellësisht në “Qazim Dervishi” 52-93

Lexo

 

Vllaznia-Besëlidhja 52-93

(15-37, 15-21, 29-25, 2-10)

Vllaznia: Aaron Njike, Edon Kuçi, Visar Tahiraga, Elidon Bitri, Elian Memçaj(C), Sead Kopliku, Rajen Mbiara, Dren Hafizi. Trajner: Damian Bekteshi

Besëlidhja: Jordan Xavier Donald Robinson, Jamesio Cortez Rhine, Nicholas Rayfield Paul, Elvis Beqo, Idi Qilimi, Françesko Nikolli,  Jord Thanasi, Nikola Simoni, Besjan Selimaj, Eiden Rama, Dejvis Pylla. Trajner: Afrim Bilali

Gjyqtarë: Gilbert Hoxha, Erlambi Tiko, Ani Balliu

Vllaznia e basketit meshkuj ka regjistruar humbjen e shtatë radhazi në kampionat. Një situatë kjo që nuk është hasur prej vitesh në historinë e basketbollit shkodran. Humbjen e shtatë ia ka shkaktuar Besëlidhja e Lezhës, skuadër të cilën Vllaznia e priti në shtëpi mbrëmjen e së shtunës.

Takimi i kësaj jave, luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, mendohej të ishte ndryshe nga ato të mëparshit. Lëvizjet më të fundit që u bënë publike në presidencë duke bërë të mundur sjelljen në Shkodër të tre basketbollistëve amerikanë Aaron Njike, Tavis Smith, Jarius Shumpert, pritej të jepnin efektin pozitiv që në sfidën ndaj Besëlidhjes.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në tribunën e “Qazim Dervishi” kishte mbërritur edhe grupimi “Vllaznit Ultras”, të cilët që përpara ndeshjes dhe deri në mbyllje të saj, si dhe edhe pas ndeshjes, nuk pushuan në ansjë moment në mbështetje të skuadrës së zemrës. Një entuziasëm që të kujtonte ndeshjen e futbollit të Vllaznisë femra në transfertën londineze ndaj Çelësit, kur edhe pse skuadra kuqeblu ishte në humbje, mbështetja ishte në kulm.

Megjithatë, përtej kësaj, Vllaznia e koshit për meshkuj nuk arriti të reflektonte edhe në këtë ndeshje, pasi u mund keqas nga Besëlidhja me 41 pikë difereëncë, 52-93.

Në të katër periodat e ndeshjes, skuadra lezhjane që drejtohej nga një shkodran i njohur si Afrim Bilali, ishte dominuese, gjë që flasin edhe shifrat, 15-37, 15-21, 29-25, 2-10.

Për t’u theksuar është se nga tre amerikanët e ardhur dy-tre ditë më parë, vetëm njëri prej tyre, Aaron Njike, ishte në fushën e lojës, pasi dy të tjerët, Tavis Smith, Jarius Shumpert, për arsye të mosfederimit në kohën e duhur nuk u lejuan të ishin në dispozicion të trajnerit Damian Bekteshi.

(Video) Vllaznia-Besëlidhja 52-95(Superliga-Basket meshkuj, pjesa e dytë-18 nëntor 2022 Shkodër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img