Thursday, February 29, 2024

Vendoset trofeu i parë i sezonit, nesër luhet Superkupa e Shqipërisë

Lexo

Të mërkurën më datë 20 dhjetor në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet SuperKupa e Shqipërisë, e 30-ta në histori. Egnatia si fituese e Kupës dhe Partizani si fituese e Kampionatit përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë, për trofeun e parë të sezonit 2023/2024.

Përsa i përket historisë së SuperKupës së Shqipërisë, Partizani ka luajtur tre finale dhe e ka  fituar dy herë trofeun e SuperKupës në vitin 2004 dhe 2019. Në anën tjetër, Egnatia pasi shkroi historinë me fitimin për herë të parë të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur në finale Tiranën do të kërkojë të fitoj sërish një tjetër trofe.

Skuadra rrogozhinase është debutuese në këtë kompeticion, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në një finale të SupërKupës së Shqipërisë dhe kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë për skuadrën e Egnatias që po bën mjaft mirë edhe në “Abissnet Superiore” duke kryesuar me 37 pikë pas 17 javësh kampionat.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Tifozeria e Partizanit do të jetë e pozicionuar në tribunën N, ndërsa ajo e Egnatia në tribunën S të Air Albanias.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img