Saturday, July 27, 2024

Verstapen nuk njeh limite, në podium edhe Norris e Hamilton

Lexo

Leclerc dhe Sainz janë vetëm spektatorë në pistën e Silverstonit, ku përfundojnë respektivisht në vendin e 9-të dhe të 10-të

Pista e Silverstonit dhe Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe ka qenë stacioni i radhës në Botërorin e Formulës 1 dhe, sikundër i gjithë ky gara e së dielës, që dhuroi spektakël dhe emocione, erdhi për sportdashësit nga pista e Silverstounit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Në fakt, gara është fituar nga kampioni në fuqi i botës, Maks Verstapen, që e thellon edhe më tepër kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke iu afruar edhe më tepër fitimit të titullit të 3-të “kampion” në kampionatin më të shpejtë të automobilizmit në botë.

Por më tepër se kaq, gara britanike spikati për paraqitjen e jashtëzakonshme të skuadrës vendase të “MekLaren”-it, teksa piloti i shtëpisë, Lando Norris, i cili u nis nga vendi i dytë, mori vendin e dytë dhe një vend historik në podium, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Oskar Piastri, i cili u nis nga vendi i 3-të, u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t.

Podiumin e plotësoi piloti tjetër britanik, Ljuis Hemilton, i cili, përtej përpjekjeve dhe duelit me bashkëatdhetarin e tij, Norris, u detyrua të kënaqej me shkallën më të ulët. Piloti tjetër i skuadrës së “Mercedes”-it, Xhorxh Rasëll, mori vendin e 5-të, duke lënë prapa pilotin tjetër të “Red Bull”-it, Serxhio Perez, ndërsa pas tyre mbërritën në finish Fernando Alonso dhe Aleksandër Albon.

Një tjetër garë për t’u harruar për “Ferrari”-n, teksa dy pilotët e saj mbyllën 10-shen e të parëve, me Sharl Lëklerin të 9-tin dhe Karlos Sainzin të 10-tin, duke grumbulluar të dy vetëm 3 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img