Sezoni 2024-2025 duket se do të jetë më i favorshmi për elementin e ri të K.F. Vllaznia. Kjo shikohet qartë kur vetëm brenda pak ditësh, drejtuesit kanë arritur të firmosin kontrata tre vjeçare me tre prej futbollistëve më të spikatur të Akademisë Vllaznia.
Pas Ersi Zaganjorit dhe Kevin Dodajt, të cilët më herët firmosën kontratat zyrtare me KF Vllaznia, drejtuesit bënë të njëjtën gjë bënë sot edhe me Klajti Halilin, futbollist ky i spikatur në vijën e parë sulmuese, madje në sezonin e fundit të Superligës U19 ishte golashënuesi më i mirë për skuadrën kuqeblu.
“𝐆𝐨𝐥𝐚𝐬𝐡ë𝐧𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐦ë 𝐢 𝐦𝐢𝐫ë 𝐢 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐔𝟏𝟗 𝐧ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐊𝐥𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐇𝐚𝐥𝐢𝐥𝐢, 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐩ë𝐫 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.
(Video) Prezantimi i futbollistit Klajti Halili pas firmosjes së kontratës tre vjeçare me Vllazninë


