Saturday, July 27, 2024

Fitoi thellësisht 0-5 ndaj kryesueses Egnatia, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, shprehet i kënaqur me skuadrën e tij dhe komenton zërat për largim të mundshëm nga drejtimi i bardhebluve

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Julian Ahmataj, pas fitores në transfertë me rrogozhinasit

FITORJA 0-5- Që në momentet e para pamë që ishim agresivë dhe në linjat e duhura, për tu përballur me manovrën e kundërshtarit dhe bëmë ato gjërat që duheshin në fushë. Kishim përballë një skuadër me cilësi, por Tirana është Tirana dhe shkon në çdo fushë për fitore. Duhet të kënaqim tifozët tanë, sepse futbolli luhet për tifozët.

Kemi pasur shumë pësime golash që nga fillimi i kampionati, duhet të përmirësohemi. Ndeshja nuk ishte e gjitha perfekte, ka momente që duhet të jemi më agresive dhe mos i japim mundësi kundërshtarëve që të godasim portën tonë.

FAZA DIFENSIVE – Jo çdo gjë ishte perfekte. Duhet të vendosnim në presion lojtarët që kishin topin. Disa gjëra duan koordinim, sakrificë, duhen menaxhuar momentet e lodhjes, për të pasur një skuadër solide dhe për të larguar rrezikun nga porta. Po punojmë për t’u përmirësuar gjithmonë.

FORMA E HAXHIUT DHE DELIUT- Ne presim më shumë nga skuadra, edhe tifozët edhe klubi pret më shumë. Duhet t’i japim frymarrje ekipit, kjo koha e pushimit do të na bëjë mirë. Deliu dhe Haxhiu ishin më të mirët, por edhe Latifi me Abazajn kanë bërë një punë shumë të mirë. Do vijnë momenti që të gjithë do t’i shprehin cilësitë dhe aftësitë e tyre.

TAKTIKA – E morëm përsipër rrezikshmërinë duke kaluar në një kundër një, për të krijuar një filtër dhe për ta detyruar kundërshtarin për të luajtur me pasat e shkurta. Morëm benefite nga kjo gjë. Djemtë i bënë shumë mirë detyrat. Në momentet e caktuara duhet të rrezikojmë, për t’i ndryshuar kohët e lojës kundërshtarit.

SULMI- Çdo skuadër ka nevojë për sulmues. Ndryshimi ka ardhur sepse kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar. Kemi ndërruar 3 portierë për shkak dëmtimesh. Edhe Kozi sot ka luajtur me gjilpëra. Latifi atë pozicion e ka bërë dhe më përpara. Shfrytëzuam shpejtësinë e tij. Largimi i Hasanit do t’i japë më shumë mundësi Latifit për të qenë në akset qendrore. Do të shfrytëzojmë shpejtësinë e tij.

E ARDHMJA DHE ZËRAT PËR NJË “DIVORC” TË MUNDSHËM- Nuk jam i mërzitur, sot jam shumë i gëzuar për atë që skuadra perfomoj. Jam i mërzitur sepse Tirana nuk është atje ku duhet me pikët dhe renditjen. Duhet të punojmë më shumë për të arritur aty ku duhet.

Ahmataj erdhi si një trajner emergjent nga akademia. U kërkua dispozicioni im për skuadrën. Jam munduar që të jap maksimumin për skuadrën, për të mirën e Tiranës. Vendimet ju takojnë drejtuesve. Jam një trajner që kam për detyrë të punoj. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Nuk kam asnjë sinjal për të ardhmen.

Tirana nuk ka luajtur vetëm këtë ndeshje mirë, edhe në derbi edhe me Vllazninë ishim dominues. Edhe me Erzenin gjithashtu ishim dominues. Skuadra ka potencial dhe është në gjendje të mirë.

Do të doja shumë ta vazhdojë këtë punë me të gjithë. Duhet që klubi të marrë vendimin e duhur për të mos prishur harmoninë dhe të vazhdojmë të ecim përpara”, u shpreh Ahmataj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img