Wednesday, May 15, 2024

(Video) Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Miratohet buxheti për vitin 2024, Lazer Matija dhe Alfred Pjetri, votohen si delegat në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF

Lexo

Këtë të premte është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku u morën vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që organizon kjo shoqatë.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 18 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 22 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të Shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2024, miratimin e rregullores së veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025, si edhe  zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFSH-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër ishte i pranishëm edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i cili vlerësoi punën e bërë nga SHRFSH dhe nënvizoi se FSHF do të vijojë të jetë mbështetja kryesore me projekte konkrete për të zhvilluar më tej futbollin në këtë rajon, veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Pas verifikimit të mandateve, Kryetari i SHRFSH-së, Lazer Matija mbajti një fjalë përshëndetëse, ku nënvizoi arritjet e SHRFSH-së gjatë vitit 2023, si edhe diskutoi mbi problematikat që janë për t’u zgjidhur. Qëllimet e SHRFSH-së për të ardhmen janë rritja e numrit të fëmijëve që merren me futboll, si edhe përmirësimi i infrastrukturës sportive.

Më pas me anë të votimit në Asamble u miratuan, pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2024 për këtë Shoqatë dhe regullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025.

Gjatë Asamblesë u zgjodhën përmes votimit të anëtarëve edhe delegatët që do përfaqësojnë Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së. Delegatët e përzgjedhur me votat e anëtarësisë janë, Lazer Matija dhe Alfred Pjetri.

(Video) Zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img