Monday, May 6, 2024

Merkato-Tjetër lëvizje në kampin kuqeblu. Ish kapiteni Vioresin Sinani, pjesë e stafit teknik të Mirel Josës

Lexo

E diela e 12 qershorit, ka shënuar nisjen e ndërtimit të Vllaznisë së re. Pas firmosjes dhe menjëherë edhe trë prezantimit zyrtare me uniformën kuqeblu të shqiptarit të Kosovës, Lorik Boshnjaku, ka ardhur menjëherë edhe zyrtarimi tjetër.

Këtë herë, lëvizja është në stafin teknik. Dhe bëhet fjalë për një figurë shumë të njohur të futbollit shkodran, ish kapiteni kuqeblu Vioresin Sinani, i cili në sezonion që sapo u mbyll ishte në cilësinë e trajnerit të ekipit Vllaznia U-19.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit kuqeblu, Sinani, që prej ditës së sotme, është pjesë e stafit teknik të Vllaznisë përkrah Auron Milotit, Ideal Lekiqit dhe bullgarit, Mihail Tzokov, të drejtuar nga kryetrajneri Mirel Josa.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin. Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!”, shkruan KF Vllaznia në njoftimin në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img