Monday, May 6, 2024

(Video) Atletikë-Vllaznia, sukses i dyfishtë. Kampione për herë të 14-të si ekip. Franko Burraj, rekord kombëtar dhe sportisti më i mirë i aktivitetit

Lexo

Atletika shkodrane është më e mira e Shqipërisë për vitin 2022. Mbrëmjen e sotme, ekipi Vllaznisë për meshkuj nën drejtimin e trajnerëve, Albert Marashi, Dorian Tafa, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj, është shpallur kampion i Shqipërisë.

Suksesi në fjalë është arritur në garat e Kampionatit Kombëtar për të Rritur, të zhvilluara për dy ditë me radhë, dje dhe sot në pistat dhe pedanat e stadiumit, “Elbasan Arena”. Bazuar në rezultatet e arritura, duhet thënë se Vllaznia ka qënë haptazi dominuese ndaj ekipeve të tjera. Këtë e verteton edhe pikeverazhi në mbyllje të garave, ku ekipi shkodran arriti të grumbullojë 194 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga dy skuadrat e tjera, Skënderbeu me 78 pikë dhe Mjeshtria Durrës me 50 pikë.

Një titull kampion që vjen në Shkodër për të 14-tin vit me radhë, çka tregon për punën këmbëngulëse, sistematike dhe shumë profesionale që stafi i trajnerëve bën me sportistët e talentuar që ka në dispozicion.

Krahas titullit kampion, Vllaznia i gëzohet edhe trofeut të sportistit më të mirë të aktivitetit, kupë të cilën e meritoi, Franko Burraj. Atleti i talentuar qe stervitet nga trajneri Bruno Rrotani, u shpall kampion në vrapimin 200 m, garë në të cilën arriti të përmirësoi rekordin kombëtar me shifrat e reja 21’.29 që mbahej po nga ai me kohën e vjetër, 21’.45.

Gara e 200 metrave, krahas Franko Burrajt, që u shpall kampion, edhe dy vendet e dytë dhe të tretë u fituan nga atletët shkodranë, Leando Çardaku dhe Lulzim Çengeli.

Një tjetër kampion shqiptar nga Vllaznia është edhe në garën e 400 metrave me pengesa. Ai është Durian Idrizaj që regjistroi kohën 54’40.

Vllaznia dominoi edhe në garën e Kërcimit Tre Hapsh, ku atletët e saj merituan tre vendet e para. Muhamet Çengeli është i pari me kohën 15’01, i dyti Kolindo Kiri me 15’.05 dhe Erdi Duka me 13’.60.

Një tjetër titull kampion nga ekipi i Vllaznisë u fitua gara e stafetës 4×400 metra me kohën 3’25. Pjesëtar të kësaj stafete ishin atletët, Franko Burraj, Leando Çardaku, Lulzim Çengeli dhe Durian Idrizaj.

Këto ishin rezultatet e arritura nga atletët shkodranë në ditën e dytë dhe të fundit të kampionatit. Ndërkohë, më herët, gjatë garave të ditës së parë, atletët e Vllaznisë arritën këto rezultate.

100m

  1. Leandro Çardaku, 11”16
  2. Endri Rakaj, 11”22
  3. Lulzim Çengeli, 11”27

110m/pengesa

  1. Durjon Idrizaj , 14”95
  2. Ravio Rama, 15”09
  3. Genald Selhanej, 17”00

400m

  1. Franko Burraj , 47”44

Kercim se gjati

  1. Muhamet Çengeli, 7.64m
  2. Rakaj, 7.31m
  3. Kiri. 6.78m
  4. Glenis Haxhia. 6.68m
  5. Duka. 6.63m

Kercim se larti

  1. Glenis Haxhia , 1.90m.

Stafete 4x100m

  1. Franko Burraj, Leandro Çardaku, 43”11

Durjon Idrizaj, Lulzim Çengeli

  1. Ravio Rama, Muhamet Çengeli, 44.51.

Genald Selhanej, Endri Rakaj .

Kercim se gjati ( Femra)

  1. Erisa Rrasa, 5.78m

Kercim se larti

  1. Elda Tula

Gaspër MARKU

(Video: Festa e atletëve të Vllaznisë pas fitimit të titullit kampion)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img