Sunday, May 19, 2024

Emocionet e finales-Roma dhe Feyenoord, në kërkim të trofeut

Lexo

Të dyja skuadrat janë përballur në 1/8 e Ligës së Evropës në 2014/15 ku verdhekuqtë arritën të sigurojnë kualifikimin në turin pasardhës pas barazimit në shtëpi 1-1 dhe fitores në transfertë 2-1

Takim me historinë për Romën. Skuadra e Mourinjos do të sfidojë Feynoordin në Ligën e Konferencës, të mërkurën në orën 21 në Arena Kombëtare në Tiranë. Holandezët mund të fitojnë titullin e katërt evropian, pas Kupës së Kampioneve 1969-’70, Kupës Uefa 1973-’74 e 2001-’02. Për verdhekuqtë është finalja e tretë evropiane në historinë e tyre, pas suksesit në Kupën e Panaireve në 1960/61 kundër Birmingham City, janë eliminuar në Kupën e Kampioneve në 1983/84 kundër Liverpoolit pas 11 metërshave dhe në Kupën Uefa 1990-’91 kundër Interit. Roma ka siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit që do të arrijnë në finalen e Ligës së Konferencës. Ndërsa skuadra e Slot e ka mbyllur Eredivisie në vendin e tretë pas, Ajaxit dhe Psv Eindhoven.

Fejënordi nuk është mundur në 12 ndeshje në Ligën e Konferencës, me 8 fitore dhe 4 barazime. Ka barazuar 0-0 me Marsejën në ndeshjen e fundit, por ka realizuar të paktën 2 gola në secilën prej 10 ndeshjeve të këtij kompeticioni. Ajo e së mërkurës në Tiranëa, është ndeshja e tretë në Evropë midis Feyenoordit dhe  Romës. Të dyja skuadrat janë përballur në 1/8 e Ligës së Evropës në 2014/15 ku verdhekuqtë arritën të sigurojnë kualifikimin në turin pasardhës pas barazimit në shtëpi 1-1 dhe fitores në transfertë 2-1. Skuadra e Murinjos ka humbur vetëm 2 nga 12 ndeshjet në Ligën e Konferencës në këtë sezon, e ka siguruar 7 fitore e 3 barazime.

Dy humbjet i ka pësuar nga Bodø/Glimt. Por verdhekuqtë e kanë mbajtur portën të paprekur 5 herë. Mbrojtja holandeze duhet të ketë kujdes nga goditjet nga këndi. Abraham me shokë kanë shënuar 6 gola pas topit të ardhur nga goditja e këndit, dyfishi i çdo skuadre tjetër pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës. Roma dhe Feyenoord shënojnë shumë në 30’ e para, 10 gola në total, maksimumi midis klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Verdhekuqtë kanë shënuar 15 gola në pjesën e parë të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img