Friday, May 3, 2024

(Video) Basania, drejt Kategorisë së Dytë. Presidenti Shimaj: Së shpejti do të ndërhyjmë në fushën sportive. Tifozët e zjarrtë bushatas e meritojnë një ambient më komod

Lexo

Fitorja me rezultatin e thellë 7 me 3 ndaj Kinostudios e ka lënë të kënaqur presidentin e Basania FC Ermir Shimaj, i cili përpos rezultatit vlerëson edhe rritjen e skuadrës, dhe sidomos lojtarët e huaj brazilianë që janë bërë pjesë e skuadrës.

Sipas tij, rezultatin në fjalë është në vazhdën e projektit që Basania ka për të realizuar objektivin e kualifikimit në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. “Puna e mirë e trajnerit Fatjon Hasani dhe kolegëve të tij të stafit teknik, shoqëruar edhe kompletimin e skuadrës  me elementin e duhur, vendas dhe të huaj, po jep efektin e duhur duke e bërë Basanian skuadrën pretendente për kalimin në të dytën. Rivaliteti do të jetë i madh, sidomos me ekipin që bashkëkryesojnë tabelën e klasifikimit Prestig, por me një përqëndrim akoma më të madh të ndeshjeve të ardhshme, besojmë shumë në arritjen e objektivit, që në fakt nuk është vetëm kategoria e dytë, por në vazhdimësi edhe në kategoritë e tjera më të larta.”, u shpreh presidenti Shimaj për mediat e pranishme.

Në fitoret që po arrin Basania, pjesë ka edhe mbështetja e tifozëve të zonës së Bushatit, të cilët janë të shumtë në çdo ndeshje që luhet në fushën sportive të Bushatit. Në lidhje me këtë pjesë, presidenti Ermir Shimaj, gjenrastin t’i falenderojë ato përzemërsisht për mbështetjen që po i japin skuadrës,m ndërkorë që premton se së shpejti, do të ketë ndërhyrje për të përmirësuar kushtet e trribunave ku do të sistemohet tifozëria e Basanias.

(Video) Prononcimin e plotë në video të presidentit të Basania FC, Ermir Shimaj, mund ta ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img