Saturday, October 12, 2024

(Video) Basket Femra-Vllazni e pa kompromis, mund thellësisht Barletin me 61 pikë diference(110-49). Në fushë edhe vajzat 16 vjeçare

Lexo

Vllaznia-Barleti 110-49

(33-10, 28-12, 28-15, 21-12)

Formacioni i Vllaznisë: Medina Mustafa, Anisa Bokrina (23), Melida Hykaj (5), Bernada Rreshpja(43), Anisa Musaja (13), Ingrid Dashja (6), Medina Hykaj (3), Sara Murçaj (8), Sindi Kryeziu (9). Trajner: Bledar Gjeçaj

Ndonëse prej disa javësh ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në fazën Play Off, Vllaznia e basketit për femra vazhdon ta respektojë në mënyrën më të mirë kampionatin. Një gjë e tillë është konstatuar edhe në përballjen e sotme për llogari të javës së 17-të, kur është përballur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës me Barletin, skuadrën e fundit në renditje, ndaj së cilës luajti me të njëjtin mobilizim sikur po luante ndaj skuadrës kryesuese.

Rezultati 110 me 49, flet qartë për superioritetin e skuadrës kuqeblu, e cila me këtë fitore mbërrin në kuotën e 27 pikëve, dy pikë nga Partizani i vendit të tretë, duke vijuar të mbajë vendin e katërt, e shkëputur me katër pikë nga vendi i pestë nga Studenti, që pasohet nga Teuta, Elbasani dhe Barleti.

Perioda e parë e takimit ka parë në fushë një Vllazni me formacionin e saj më të mirë, gjë që solli avantazhin e menjëhershëm, madje me një diferencë të thellë që në mbyllje të periodës së parë është me 23 pikë diferencë(33-10).

Kaq mjaftoi tekniku kuqeblu, Bledar Gjeçaj të kuptojë se me këtë ritëm, skuadra e tij do të kapë treshifrorin në mbyllje të të gjithë ndeshjes. Mikeshat nga Tirana të drejtuara nga trajneri Klarent Dedaj pritej të reagonin në periodën e dytë, por në të kundërt, Vllaznia e fiton edhe periodën e dytë, këtë radhë me shifrat 28-12 duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 61 me 22.

Rikthimi në fushë për 20-të minutat e dyta të kësaj ndeshje paraqet në fushë një Vllaznia me një formacion të freskuar që sa vjen e përqëndrohet tërësisht tek vajzat e reja 16 vjeçare, të cilat jo vetëm që nuk lejojnë që ritmi i skuadrës të bie, por në të kundërt duke e rritur diferencen e pikëve ndaj skuadrës kundërshtare.

Kësisoj, duke fituar periodën e tretë 28 me 15, si dhe të katërtën 21 me 12, tabela elektronike fikson rezultatin, Vllaznia 110 dhe Barleti 49.

Javën e ardhshme, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj do të luajë përsëri në shtëpi duke pritur në “Qazim Dervishi”, Teutën e Durrësit.

(Video) Pamje nga ndeshja e basket femra,Vllaznia-Barleti 110-49. Java e 17-të e Kampionatit Kombëtar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img