Nelson Hysa është fituesi i titullit WBC CISSB në boks për meshkuj. Eventi që u zhvillua në parkun olimpik “Feti Borova” pa shkodranin më superior se rivali i tij Viktar Chvarkou.
Raundi i parë ishte shumë i kujdesshëm nga të dy boksierët, pavarësisht ndonjë goditjeje sporadike të lojtarëve në ring.
Në të dytin, Hysa ishte më përpara kundërshtarit, madje në fund të këtij raundi, 39-vjeçari lëshoi një breshëri të vërtetë grushtesh mbi bjellorusin Chvarkou.
Pas raundit të tretë, Chvarkou pësoi një dëmtim në krah dhe e kishte të pamundur vazhdimin e duelit. Tërheqja e boksierit solli fitoren e 12-të për Nelson Hysën, i cili mbrojti titullin kampion. Eventi i WBC ishte një maratonë e platformës SuperSport, që prej orës 18:00 solli të gjitha ndeshjet e programuara për këtë aktivitet.
(Supersport)