Saturday, July 27, 2024

(Video) BOKS-Adam Maca dhe North Boxing Albania, vazhdon bashkëpunimi edhe për vitin 2024. Trajneri Çekini dhe kampioni Maca, premtojnë medalje në Europian dhe Botëror, si dhe trofeun ekipor në Kampionatin Shqiptar

Lexo

“North Boxing Albania”, klubi shkodran i boksit i krijuar nga dy vëllezërit, Emiliano dhe Klaodio Çekini, e ka seriozisht. Një palestër e mbushur plot me boksierë të të gjithë brezave, që nga mosha 9 vjeçare deri tek më të rritur, mbi 50-të të tillë që stërviten çdo ditë me shumë pasion dhe përkushtim, janë në pritje të ngjitjes në ring për aktivitetete kombëtare dhe ndërkombëtare për të bërë më të mirën e tyre.

Natyrisht, që spikatja më e madhe e këtij grupi është dyshja e talentuar Jurgen Lazri dhe Adam Maca. Ky i fundit, duke qënë se jeton me familjen e tij në Angli, është shpallur katër herë kampion i këtij vendi, ndërkohë që është njëkohësisht edhe 2 herë kampion i Europës për moshat dhe nënkampion i botës.

Duke jetuar mes Anglisë dhe Shqipërisë, Adam Maca dhe babai i tij Vladimir Maca, ishin të pranishëm në seancën stërvitore të radhës të ekipit “North Boxing Albania”, duke u pritur me shumë entuziasëm nga grupi i boksierëve të këtij ekipi.

Pamjet që shoqërojnë shkrimin, janë pikërisht nga kjo seancë stërvitore, e cila e drejtuar nga trajneri Emiliano Çekini, tregonte shumë seriozitet në të gjithë treguesit e saj.

Një seancë, nga e cila kanë se çfar të mësojnë edhe brezi më i ri i boksierëve, të cilët duke u nisur nga sukseset e dy boksierëve kampionëve të këtij ekipi, Jurgen Lazri dhe Adam Maca, nxiten edhe më shumë për të ecur në gjurmët e tyre.

Në prononcimin e tij për mediet, trajneri Emiliano Çekini, shprehet i bindur se bashkëpunimi me Adam Macën do të prodhojë rezultate të larta, ku krahas titullit kampion në Kampionatin shqiptar me ekipin North Boxing Albania, objektivi është që në Kampionatin Europian të Kroacisë dhe Kampionatin Botëror të Spanjës, të jetë në zonën e medaljeve, duke synuar patjetër të artën.

Optimist për fitimin e të gjithë trofeve të vitit, është edhe Adam Macen dhe babain e tij, Vladimir Maca, origjina e të cilëve është nga Mirdita, por që kanë preferuar të përfaqësojnë klubin shkodran North Boxing Albania nën drejtimin e dy vëllezërve Çekini.

(Video) Pamjet nga seanca stërvitore e North Boxing Albania, si dhe prononcimet e trajnerit Emiliano Çekini, si dhe të Adam Macës dhe babait të tij, Vladimir Maca, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img