Sunday, May 5, 2024

(Video) BOKS-Adam Maca, fiton ndaj kroatit Bruno Bacac dhe kualifikohet në 8 më të mirët e Europianit të Kroacisë U18. Ndeshja e ardhshme përballë kampionit aktual të Europës, bullgarit Konstantin Yordanov Kostov

Lexo

Boksieri kuqezi i klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca duket se do të përsërisë suksesin e Europianit të vitit të kaluar ku ai është shpallur kampion për kategorinë e moshës U16.

Ashtu si edhe vitin e kaluat, edhe në Europianin e sivjetëm që po zhvillohet në Porec të Kroacise dhe që i përket një kategorie më të madhe, atë të moshës U18, talentin shqiptar e shoqëron sërishmi trajneri i tij, Klaodio Çekini.

Pesha deri 57 kg ku konkuron boksieri kuqezi Adam Maca ka në konkurim boksierët më të mirë të Europianit, plot 24 të tillë, përfaqësues të shteteve me traditë boksi, si Anglia, Italia, Belgjika, Turqia, Polonia, Greçia, Ukraina, Kroacia vendase, etj.

Nëse në turin e parë, Adam Maca u kualifikua me shansin e shortit në turin e dytë. Ndërkohë, ashtu siç ishte planifikuar në kalendarin e Europianit, pasditen e së martës së 9 prillit, Adam Maca u ndesh me boksierin vendas, kroatin, Bruno Bacac.

Një ndeshje e filluar me breshëri goditjesh nga ana e shqiptarit Maca duke e detyruar kundërshtarin të pësojë dy nogdaume radhazi dhe më pas, duke ndjerë prej së afërmi mundësinë e një nakaudi që mund të kishte edhe pasoja për Bacac, trajneri i tij vendos ta tërheqë atë nga ringu.

Në këtë mënyrë, Adam Maca, fiton me meritë për tërheqje të kundërshtarit dhe tani është kualifikuar në 8 më të mirët e Europes. Ndeshja e radhës për kampionin shqiptar, Adam Maca, do të jetë përballë kampionit aktual të Europës për moshat U18, bullgarit KONSTANTIN YORDANOV Kostov i cili po ashtu, sot fitoi me ndërprerje kundër boksierit Belg.

(Video) Fragmente nga mbyllja e ndeshjes së boksierit kuqezi, Adam Maca, i cili fitoi me tërheqje të kundërshtarit, kroatit Bruno Bacac.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img