Monday, May 20, 2024

EURO “Zvicër 2025”/ Shqipëria triumfon në “Air Albania”, mposht Estoninë 2-0

Lexo

Shqipëri-Estoni 2-0(Shënues: Fortesa Berisha, Kristina Maksuti)

Formacioni i Shqipërisë: Viona Rexhepi (G), Luçije Gjini, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Armera Tukaj, Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi (C), Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti. Trajner: Armir Grima

Shqipëria e vajzave mori tre pikët e para në edicionin e ri kualifikues, pasi triumfoi në “Air Albania” ndaj Estonisë me rezultatin 2-0.

Golat e këtij takimi i shënuan Fortesa Berisha në minutën e 31-të të pjesës së parë dhe Kristina Maksuti në fundin e takimin (90+3).

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Estonisë: Viona Rexhepi (G), Luçije Gjini, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Armera Tukaj, Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi (C), Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti.

Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes. Vajzat kuqezi patën disa raste të mira shënimi dhe fillimisht zhbllokuan rezultatin me Fortesa Berishën, por goli u anullua për pozicion të parregullt.

Pak minuta më vonë Shqipëria gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë goli ishte i rregullt. Fortesa Berisha shënoi një gol shumë të bukur nga jashtë zone. Edhe në fundin e pjesës së parë Shqipëria u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi sërish mirë për Shqipërinë. Vajzat kuqezi u hodhën në sulm për të gjetur golin e dytë. Në minutën e 53-të, trajneri Grima kreu zëvendësimin e parë. Nga loja doli Arbenita Curraj dhe u aktivizua Gresa Berisha.

Shqipëria pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 77-të të takimit me Fortesa Berishën, por goditja përfundoi jashtë.

Në fundin e takimit Shqipëria realizoi edhe golin e dytë. Fortesa Berisha asistoi saktë për Kristina Maksutin që vulosi fitoren spektakolare në “Air Albania”.

Ky ishte takimi i dytë kualifikues i Shqipërisë së vajzave, që renditet në vendin e dytë me tre pikë po aq sa Luksemburgu i vendit të parë.

Në fundin e muajti maj më datë 31 Shqipëria do të luajë takimin e radhës kualifikues, në transfertë ndaj Estonisë. Ndeshja e fundit kualifikuese do të zhvillohet më datë 4 qershor në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria do të përballet me Luksemburgun.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img