Sunday, May 5, 2024

(Video) Ergi Borshi, trajner i Vllaznisë U21, komenton fitoren me Teutën 2-1. Flet edhe për pragndeshjen, e Superiores, Vllaznia-Laçi

Lexo

Pasditen e sotme, Vllaznia U21 mundi Teutën e Durrësit me rezultatin 2 me 1 me gola të shënuar nga Çela dhe braziliani i ekipit të parë Andrey Yago. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri kueblu, Ergi Borshi e vlerësoi fitoren si shumë të rëndësishme duke i dhënë mundësi Vllaznisë që në këtë fundkampionati të renditet në vendin e dytë.

Duke analizuar ndeshjen në fjalë, Borshi nuk është i kënaqur plotësisht me skuadrën e tij në pjesën e parë, ndërkohë që për të dytën komplimenton futbollistët për vlerat e shfaqura në fushën e lojës.

Sa i përkët bashkëpunimit me skuadrën e parë, në disa prej ndeshjeve të 21 vjeçarëve, ato kanë qënë pjesë e formacionit, ndërsa për ballafaqimin me Teutën kishte vetëm dy prej tyre. Gjë, që në pamjen e parë duket se ka një problem në lidhje me rezultatin, por nga ana tjetër, në këtë rast, hapësirat për lojtarët aktuale të U-21, janë më të shumta.

Pjesë e këtij prononcimi të trajnerit Vllaznia U21, Ergi Borshi, i cili më herët ka qënë edhe pjesë e stafit teknik të skuadrës së parë, është edhe pragndeshja, Vllaznia-Laçi, takim që luhet në fundjavë në “Loro Boriçi”. Takim, që sipas Borshit, duhet vlerësuar seriozisht edhe faktin se në krye të skuadrës kundërshtare është trajneri i njohur shkodran, Armando Cungu.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Vllaznia U21, Ergi Borshi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img