Tuesday, April 30, 2024

(Video) Botërori i Skive, Lara Kolturi e fut Shqipërinë në “Top 15”

Lexo

Një tjetër rezultat pozitiv në sportin e skive për Shqipërinë. Lara Kolturi, skiatorja premtuese, që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës për femra në ski, që po zhvillohet në pistën e Kranjska Gorës në Slloveni.

Kur pritej të ishte një ditë jo e favorshme për skiatoren Kuq e Zi duke u nisur nga pozicioni i 55-të dhe kushtet e vështira të pistes ajo ka bërë një mrekulli në Sllallomin e ditës se sotme në Kranjska Gora. Lara është renditur e 13-ta dhe në leshimin e dyte ka pasur kohën e 3-të. Një super rezultat nga skitorja 17- vjeçare e konsideruar si talenti i Skive Botërore.

Ky sezon ka qenë mjaft pozitiv për skiatoren kuqezi, e cila është në sezonin e saj të dytë të Kupës së Botës edhe pse vetëm 17-vjeçare.

(Video) Gara e skiatores kuqezi, Lara Kolturi, në kampionatin Botëror të Sllovenisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img