Monday, April 29, 2024

(Video) Ditëlindja e 76-të e legjendës së futbollit shkodran, Sabah Bizi. Urim special nga presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Lexo

Mjeshtri i Madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, ka marrë një urim special me rastin e ditëlindjes së 76-të të tij. Ka qënë presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ai i cili, përmes një takimi të ngrohtë me ikonen e futbollit shkodran, i ka uruar ditëlindjen e 76-të Sabah Bizit.

Takimi në fjalë mes presidentit kuqeblu Alban Xhaferi dhe mjeshtrit Bizi, është përcjellë edhe në faqen zyrtare te KF Vllaznia:

“76- vjetori i lindjes të ikonës së futbollit shkodran- Sabah Bizi, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur edhe të Klubit të Futbollit Vllaznia. Presidenti Alban Xhaferi ia ka uruar ditëlindjen njërit prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij klubi, ndërkohë vetë mjeshtri Bizi përpos falenderimit për kujtesën ndaj tij, i ka bërë të ditur numrit 1 të klubit se ndjek me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e skuadrës së tij të zemrës. Madje, premtoi që të dielën do të jetë në stadium për ta mbështetur atë në ndeshjen ndaj Partizanit.Legjenda mbetet legjendë- Sabah Bizi!” 

(Video) Urimi i presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi për ditëlindjen e 76-të legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img