Elbasani ka arritur një fitore 2-1 përballë Vllaznisë në ndeshjen e fundit të sezonit, ndeshje kjo e luajtur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Air Albania” e vlefshme për “Final 4” Abissnet Superiore.
Pas një pjese të parë pa gola, Vllaznia arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Balajt në minutën e 48-të.
Avantazhi i kuqebluve qëndron në fuqi vetëm tre minuta, sepse më pas verdheblutë barazojnë me Lajthinë.
Nuk vonon dhe vjen përmbysja e Elbasanit ku goli i Ibrahim në minutën e 64-ët firmosi fitoren e verdhebluve.
Një fitore që nuk i mjafton skuadrës së Elbasanit, e cila e mbyll në vend të dytë këtë sezon të “Abissnet Sueriore”, me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të parë(37 pikë), që fito titullin kampion. Vllaznia në vend të tretë me 31 pikë duke lënë Dinamon në vendin e katërt me 27 pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Elbasani 1-2, e vlefshme për “Final 4” Abissnet Superiore, si dhe prononcimi i dy trajnerëve kundërshtarë, Ergi Borshi(Vllaznia)-Ivan Gvozdenoviç(Elbasani).


