Friday, March 29, 2024

(Video) Festa e Vllaznisë dhe Dedikimi emocionues i ish arbitrit shkodran Astrit Dervishi

Lexo

Fitorja e Vllaznisë ndaj Laçit  me rezultatin 1 me 0 dhe kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë është shoqëruar me një festim të veçantë nga skuadra në dhomat e zhveshjes. Një festim i stilit kuqeblu që këtë sezon futbollistik është parë të demonstrohet edhe herë të tjera pas fitoreve të realizuara nga Vllaznia, që në fakt, sa herë ke rastin ta shikosh videon, të mbush me emocion. Një emocion të tillë ka përjetuar edhe ish arbitri i futbollit, Astrit Dervishi, sot vëzhgues pranë FSHF-së. Emocion, të cilin ai e ka shprehur në postimin e bërë në rrjetin social FB.

“Na keni ba me marre fryme lirshem…me kete forme…me kete entuziazem…me kete deshire te jashtzakonshme te te gjitheve, me ndihmen e t’madhit zot uroj fitoren tuaj te dyfishte!

Per presidentin tuaj

Per trajnerin tuaj

Per familjen e per miqesine tuaj

Per tifozet e veçante e te shumte

Per emnin Vllazni”, …….. shkruan profesor Astrit Dervishi në komentin që i bën videos në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img