Monday, May 20, 2024

(Video) Fitoi 3-0 ndaj Partizanit, trajneri Nikolin Leka: Ka patur shumë aludime rreth të ardhmes së ekipit, por garantojmë të gjithë se Vllaznia nuk e lëshon titullin kampion, kërkojmë trofeun e 11-të radhazi

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes me Partizanin, ku skuadra e tij Vllaznia fitoi pastër 3 me 0, me dy golat e shënuar nga futbollistja e ardhur nga Kosova, Fortesa Berisha dhe një nga kapitenia Ezmeralda Franja, trajneri Nikolin Leka, nuk nguroi të lëshonte një mesazh ndaj atyre që kanë menduar një rënie të Vllaznisë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një pesimizëm që filloi të qarkullonte në publik me dy-tre episode që shoqëruan kampin kuqeblu. Fillimisht nga incidenti i ndodhur në kryeqytet gjatë ndeshjes së ndërprerë, Tirana-Vllaznia, padrejtësia që sipas tyre vendosi Komisioni i Disiplinës, dhe në vazhdim, dënimi dhe përjashtimi i Vllaznisë po nga ky komision nga Kupa e Shqipërisë për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen e Kupës me Gramshin.

Ndërkohë, duke i shtuar edhe largimin e futbollistes më të mirë, golashënuesen potente Megi Doçi, e cila u transferua në Turqi pranë skuadrës së Gallatasarajt, kishte zëra mosbesimi për të ardhmen e kësaj skuadre, madje duke aluduar deri në shkrirjen e saj.

Por, përgjigja më e mirë ndaj këtyre skepktikëve ishte ndërhyrja e presidentit Lazër Matija, duke blinduar skuadrën me futbolliste cilësore, duke filluar nga Kosova, Amerika dhe Japonia.

Në këtë këndvështrim, ishte edhe prononcimi i trajnerit Nikolin Leka, ku ndër të tjera nuk e kurseu përcjelljen e mesazhit ndaj opinionit, dhe sidomos rivalëve, që për fazën e dytë do të shohin një Vllazni plot oreks për fitore, ku ashtu siç bëri të dielën ndaj Partizanin do të bëjë me të gjithë kundërshtarët e tjerë, në mënyrë që në mbyllje të kampionatit të koleksionojë titullin e 11-të radhazi.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img