Saturday, May 4, 2024

(Video) Fitoi ndeshjen e parë zyrtare historike të zhvilluar në Bushat ndaj Përmetit, Basania FC, mesazh falenderimi dhe mirënjohje për sportdashësit dhe më tej

Lexo

 

Falemnderim

Shumë të lumtur & thellësisht mirënjohës për qindra sportdashës që ishin të pranishëm në ndeshjen e së dielës të luajtur në fushen tonë

Tjetër risi e kësaj dite, ishte edhe transmetimi LIVE i ndeshjes përmes “Basania Channel” për të cilen shifrat flasin për mijëra ndjekës të atij eventi historik në Bushat

E kishim premtuar dhe ja dolëm që të çonim pak Shqipëri & “Bushat- Basania” në mijëra familje të djemve të zonës e jo vetëm, të cilët aktualisht jetojnë jashtë

Pafund ishin urimet dhe falenderimet për çka realizuam dhe sigurisht që është vetëm fillimi i rritjes së vazhdueshme të Basanias.

Gjithçka u arrit falë pasionit të të gjithë stafit organizativ dhe të shumë dashamirësve të Basanias, dhe sidomos pasionantit Arben Gjinaj.

– Gjejmë rastin të falenderojmë edhe “Shimaj Net” për gadishmërinë & kontributin për sinjalin e internetit

Faleminderit dhe shumë mirënjohës ndaj të gjithve

Basania nuk është krijuar për të qënë biznes

Basania është krijuar vetëm të dashurohet

Prandaj është e veçantë

Është Basania

(Video) Pamje nga fusha sportive e Bushatit-Basania FC

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img