Tuesday, May 14, 2024

Dardanët pësojnë humbje nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024

Lexo

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues për Euro 2024, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje nga Bjellorusia, me rezultat të ngushtë, 0:1. Ndeshja u zhvillua në një terren të vështirë për lojë dhe nëpër mot me shi.

Dardanët që nga fillimi i ndeshjes ishin më tepër në zotërim të topit dhe tentuan vazhdimisht të gjejnë rrugën e golit, por nuk arritën të finalizojnë asnjë prej mundësive të krijuara. Rastet më të mira i patën Bytyqi, Berisha e  Rashani.

Në anën tjetër, bjellorusët në gjuajtjen e parë drejt portës arritën të gjejnë golin. Ishte minuta e 43-të, kur Dmitri Antilevski realizoi gol me gjuajtje nga distanca, kur përfitoi nga grushtimi i topit nga Visar Bekaj.

Në pjesën e dytë sërish Dardanët u munduan me të gjitha forcat për të ndryshuar rezultatin, por fusha e rënduar dhe mbrojtja e ngjeshur e mysafirëve nuk lejoi që ata të arrijnë një gjë të tillë. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë cikël kualifikues në pozitën e 5-të në Grupin I, me 11 pikë, një më pak se Bjellorusia e vendit të katërt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img