Saturday, July 27, 2024

(Video) Fitorja me Apoloninë 4-2, kapiteni i Vllaznisë U21, Mersian Muliu, i kënaqur për rritjen e skuadrës. Objektivi, titulli kampion

Lexo

Kapiteni i Vllaznisë U21, Mersian Muliu, ka folur pas fitores ndaj Apolonisë U21, ku skuadra kuqeblu arriti të përmbysë disavantazhin, nga 0-2 në 4 me 2. Ndër të tjera, Muliu, pranon çoroditjen e skuadrës në pjesën e parë ku edhe u pësuan dy golat, ndërkohë që vlerëson skuadrën që arriti ta përmbysë rezultatin.

Prania e disa futbollistëve nga skuadra e pare e Vllaznisë, mes të cilëve edhe braziliani Bruno Gomesh që shënoi 3 gola, për Muliun është një plus për futbollistët 21 vjeçarë, pasi marrin përvojën e duhur nga ato.

Sa i përket aspektit personal, kapiteni Muliu, thotë se pas mungesës së gjatë për arsye dëmtimi po rikthehet në formën më të mirë sportive, ndërkohë që vlerëson edhe besimin që stafi dhe skuadra i ka dhënë duke mbajtur shiritin e kapitenit të skuadrës.

Me 25 pikët e grumbulluara, Vllaznia U-21 përfshihet në katër më të mirat e kampionatit. Ndërkohë, sa i takon vazhdimësisë, duke vlerësuar punën e mirë që po bën me skuadrën trajneri Ergi Borshi, kapiteni Muliu, është optimist se Vllaznia U21 i ka forcat të shkojë drejt titullit kampion.

(Video) Prononcimin e plotë me kapitenin e Vllaznisë U21, Mersian Muliu, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img