Wednesday, November 6, 2024

(Video) U ndëshkua nga një penallti e dyshimtë, trajneri Çaku nuk merret me këtë episod: Jam i kënaqur nga skuadra(Superliga e moshave, Vllaznia U17-Tirana U17 0-1)

Lexo

Dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U17 dhe U19, të cilët konkurojnë në kategorinë e Superligës së moshave, janë ndeshur këtë fundjavë me  dy ekipet respektive të KF Tirana. Ndryshe nga ekipi i 19-vjeçarëve që fitoi me rezultatin 1 me 0, 17 vjeçarët u mundën me rezultatin, 0 me 1.

Në duelin e 17 vjeçarëve, pati shumë rivalitet, por edhe me episode të aspektit të gjykimit. Fjala është për një penallti të dyshimtë të akorduar nga arbitri Granit Sulko, i Kolegjiumit të Lushnjes në favor të ekipit bardheblu, e cila vendosi edhe fatin e takimit duke nxjerrë fituese Tiranën me rezultatin 0 me 1.

Megjithatë, në prononcimin e pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Ersi Çaku nuk preferon të ndalet shumë tek gjykimi, teksa shprehet i kënaqur për lojën e skuadrës së tij.

Mungeses së rezultateve jo shumë pozitive të kësaj faze, Çaku ia faturon edhe numrit të pakët të futbollistëve që ka patur në dispozicion, por edhe dëmtimeve që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.

Duke lënë pas pretendimet e renditjes, për trajnerin Çaku, më e rëndësishme është përgatitja e këtij brezi për të qënë gati kalimi i tyre në ekipin e parë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë U17, Ersi Çakum mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img