Saturday, May 4, 2024

(Video) Futboll-Kategoria e tretë. Luhet java e 8-të, Basania shpartallon Kinostudion 7-3 dhe bashkëkryeson kampionatin me Prestige. Trajneri Hasani: Objektivi ynë, kategoria e dytë!

Lexo

Basania-Kinostudio  7-3 (Shënues: Pedro Soumah 3, Albert Mila, Taulant Nikshiqi, Mario Kola, Flori Leka /Saraçi, Bajraktari (p), Bulku

Dhjetë gola ka prodhuar ndeshja Basania-Kinostudio, e vlefshme për javën e tetë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të kategorisë së tretë, grupi A. Takimi i luajtur në fushën sportive të Bushatit ka përfunduar me rezultatin 7 me 3 në favor të ekipit të Basanias.

Përballë një ekipi që realisht ishte nën nivelin e Basanies, djemtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani, kanë dominuar në të gjitha drejtimet, ku shtatë golat në portën e kryeqytetasve të Kinostudios ishin një argëtim edhe për tifozërinë e shumë që vazhdon ta ndjekë skuadrën bushatase në çdo ndeshje duke i dhënë mbështetjen e duhur.

Ajo që ka tërhequr më tepër vemendjen në këtë sfidë ka qënë forma e mirë e brazilianit  Pedro Soumah, i cili me tre golat e shënuar sot ndaj Kinostudios duket se është zhbllokuar tashmë duke garantuar një produkt edhe më të mirë në ndeshjet në vazhdim.

Por, nuk ka qënë vetëm braziliani Pedro Soumah, sepse në këtë ndeshje kanë tundur rrjetën mike edhe katër futbollistë të tjerë, dhe pikërisht: Albert Mila, Taulant Nikshiqi, Mario Kola, Flori Leka

Nga ana tjetër, skuadra kundërshtare e Kinostudios ka arritur të kundrapërgjigjet me vetëm tre gola të shënuar me autor Saraçi, Bajraktari (p), Bulku, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rezultatin 7 me 3 në favor të Basanias.

Me këtë fitore Basania, mbërrin në kuotën e 16 pikëve duke bashkëkryesuar me ekipin Pretsige me pikë të barabarta, por që skuadra kryeqytetase ka një ndeshje më pak. Gjashtë ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të kampionatit do të jenë vendimtare për bushatasit e Basanias në realizimin e objektivit të marrë për kualifikimin në kategorinë e dytë, objektiv për të cilin trajneri Hasani është optimist se do të arrihet.

(Video) Trajneri i Basanias, Fatjon Hasani, shprehet i kënaqur për paraqitjen e skuadrës: Objektivi ynë është vetëm kategoria e dytë!

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img