Saturday, April 20, 2024

(Video) Futboll-Superliga U21. Vllaznia humbet në Shkodër me Kukësin 0-1

Lexo

Vllaznia U21-Kukësi U21  0-1 (Shënues:Eugen Sula 55’)

Pas dy barazimeve radhazi, një në Shkodër dhe tjetri në transfertë, 21 vjeçarët e Vllaznisë e mbyllin me humbje javën e tretë të Kampionatit Kombëtar të Superligës U-21. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin 0 me 1 në favor të ekipit kuksian. Ka vendosur kështu një gol i shënuar nga Eugen Sula, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një penalltie të dhënë në favor të ekipit mik.

Pjesa e parë është karakterizuar nga një epërsi e Vllaznisë, e cila me rastet e krijuara ka pasur mundësitë e duhura që të gjente golin e avantazhit. Por, përballë ka pasur një ekip të mirëorganizuar që nën drejtimin e trajnerit Rrahman Hallaçi nuk ka lejuar të prekej rrjeta e tyre duke bërë që  pjesa e parë të mbyllej në barazim 0-0.

Ndërkohë, me të filluar e dyta, miqtë nga Kukësi kalojnë në avantazh me golin e Sulës përmes pikës së bardhë të penalltisë. Gol ky që shkund kuqeblutë, të cilët të orientuar nga trajneri i tyre Elvis Plori e shtojnë së tepërmi dozën e presionit, por megjithë rastet e krijuara, goli nuk del në dritë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 0 me 1 në favor të ekipit kuksian.

Për t’u theksuar  është se ndeshjen e 21 vjeçarëve, Vllaznia-Kukësi, e ndoqën nga afër të gjithë drejtuesit e KF Vllaznia, duke nisur nga presidenti Alban Xhaferi, trajneri i parë Mirel Josa së bashku me kolegët e tij të stafit teknik. Prania e të cilëve ishte një motiv më shumë për lojtarët kandidatë që kërkojnë të veshin fanelen e Vllaznisë së madhe, por mesa duket, kjo, nuk bëri efektin e duhur, sepse Vllaznia U-21 e humbi ndeshjen me rezultatin 0-1.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U21-Kukësi U21 e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” e mbyllur me fitoren e kuksianëve 0-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img