Wednesday, April 24, 2024

(Video) Besëlidhja-Tërbuni 2-3. Emocione pa fund në derbin verior të Kategorisë së parë(Golat e ndeshjes)

Lexo

Derbi verior, Besëlidhja-Tërbuni, ishte ndeshja më e bukur e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar.

Një supersfidë kjo që nuk i lë asgjë mangut edhe ndeshjeve të Superiores. Luftë e fortë sportive nga të dyja skuadrat, emocioned dhe dramacitet deri në sekondat e krejt takimit. Lezhjanët në avantazh me rezultatin 2-0, por fundi i ndeshjes vjen me përmbysje për pukjanët e Tërbunit, të cilët duke shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjetri, arrijnë ta fitojnë të gjithë ndeshjen me rezultatin 2-3.

Me këtë fitore, pas javës së katërt, Tërbuni i drejtuar nga trajneri Alert Alcani pozicionohet në vendin e parë të kategorisë së parë me 8-të pikë në bashkëkryesim me ekipet e Dinamos dhe Korabit.

(Video) Pamje nga ndeshja Besëlidhja-Tërbuni, 5 golat e shënuar në këtë takim  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img