Saturday, July 27, 2024

(Video) Futsal-Mbyllet java e shtatë / Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin. Në fundjavë, kryendeshja Tirana Vllaznia

Lexo

Pas finales së Kupës, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futsallës, teksa janë luajtur të dielën dhe të hënën ndeshjet e javës së shtatë.

Në takimin e së dielës, Tirana pësoi humbjen e parë për këtë sezon ndaj Flamurtarit. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve. Pavarësisht humbjes, bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin, teksa janë në vendin e parë me 18 pikë.

Sakaq, në sfidën e luajtur në kompleksin “Goga Basket” në Durrës, Vllaznia mposhti skuadrën e Partizanit me shifrat 7-6. Shkodranët falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë, me 8 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me 7.

Në javën e tetë të Kampionatit Kombëtar të Futsales, spikat përballja, Tirana-Vllaznia, një klasike e futbollit shqiptar, e cila vjen menjëherë, një ditë pas klasikes, Vllaznia-Tirana për Abissnet Superiore, sfidë kjo që luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rezultatet e javës së shtatë të Kampionatit të Futsallës:

Tirana Futsal – Flamurtari Futsal 1-3

Partizani Futsal – Vllaznia Futsal 6-7

Renditja:

1 Tirana Futsal         18 pikë

2 Vllaznia Futsal       8 pikë

3 Flamurtari Futsal  7 pikë

4 Partizani Futsal     7 pikë 

(Video) Pamje nga ndeshja, Partizani-Vllaznia 6-7. K. Kombëtar Futsal, java e shtatë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img