Saturday, July 27, 2024

30 milionë paund për largimin e Brojës nga Çelsi. Priten zhvillime të reja në janar, disa klube të interesuara për të marrë shërbimet e shqiptarit

Lexo

Armando Broja vazhdon të jetë brenda ose jashtë skuadrës së Çelsit. Në fakt, që nga fillimi i sezonit sulmuesi kuqezi është konsideruar si njëri prej atyre që mund të sakrifikohet nga ana e klubit, e tani që merkato e janarit është pas dere, gjithçka mund të ndodhë.

“Football London”  ka bërë një listë të atyre që pritet të largohen nga Blutë e Londrës në janar dhe Broja është njëri prej tyre.

“Që nga kthimi i tij nga një dëmtim i rëndë sezonin e kaluar, duke shënuar pas vetëm 19 minutash kundër Fulham, Armando Broja është bërë një produkt i nxehtë në heshtje në tregun e transferimeve. 22-vjeçari është një objektiv i Fulham dhe Ëest Ham, të cilët kanë qenë relativisht të hapur për interesin e tyre për sulmuesin”.

“Pavarësisht lavdërimeve nga Mauricio Pochettino gjatë gjithë sezonit, është e mundur që sulmuesi shqiptar të shohë një largim nga Stamford Bridge, me Blutë që raportohet të vendosin një çmim prej 30 milionë paund mbi kokën e tij. Me Nicolas Jackson ende përpara tij, dhe shumë që bëjnë thirrje që të ketë më shumë opsione sulmuese në dispozicion të Pochettino, është e mundur që Broja të mund të largohet, jo për fajin e tij”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img