Sunday, April 28, 2024

(Video) Gjimnastikë Artistike-“Takimi i më të mirëve”. Ekipet shkodrane, Gjimnastika Vllaznia dhe Sky 07, më të mirat e aktivitetit

Lexo

Federata Shqiptare e Gjimnastikës organizoi në qytetin e Shkodrës aktivitetin  “Garës së më të mirave“ në disiplinën e Gjimnastikes Arstistike per Femra. Gjimnastet shkodrane që përfaqësojnë ekipet, Gjimnastika Vllaznia dhe Sky 07, ishin më të mirat e krejt aktivitetit.

Nën drejtimin e trajnerëvë, Izmir Kashi dhe Shpresa Salja si dhe veteranit të kjëtij sporti, Latif Kashi, gjimnastet shkodrane spikaten në fitimin e disa vendeve të parë. Kështu, për moshën 7-8 vjeç, ishte Maria Zefi e ekipit Gjimnastika Vllaznia, që u rendit e para.

Edhe për moshën 9-10vjeç, vendi i parë është për Mishela Bitanjin e Gjimnastika Vllaznia. Gjimnastet shkodrane zunë vendet e para edhe për moshën 11-12 vjeç dhe 13-14 vjeç me gjimnastet, Merili Islami, si dhe Klea Marku, që të dyja të ekipit Gjimnastika Vllaznia.

Aktivitetin e ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, shkodrani, Leonard Lulaj, i cili në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, u shpreh i kënaqur për nivelin cilësor që paraqitën të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Ndërkohë, vlerësimet më të shumta, Lulaj i përcolli për dy ekipet shkodrane, të cilët të drejtuara nga trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, si dhe me mbështetjen e veteranit të gjimnastikës shkodrane, Latif Kashi, kanë arritur të përgatisin gjimnaste shumë cilësore, që krahas titullit kampion me Vllazninë, konkurojnë me dinjitet edhe në arenën ndërkombëtare.

Rezultatet e gjimnasteve shkodrane të ekipeve, Gjimnastika Vllaznia dhe Sky 07

Mosha 7-8 vjeç

Maria Zefi, vendi parë Gjimnastika Vllaznia

Angela Preka, vendi i dytë Sky 07

Gjoela Neziri, vendi i tretë

Mosha 9-10vjeç

Mishela Bitanji, vendi i parë Gjimnastika Vllaznia

Anika Lera,  vendi i dytë Gjimnastika Vllaznia

Viktoria Simoni, vendi i tretë Sky 07

Mosha 11-12 vjeç

Merili Islami, vendi i parë, Gjimnastika Vllaznia

Mosha 13-14 vjeç

Klea Marku, vendi i parë, Gjimnastika Vllaznia

Sara Moleci, vendi i dytë, Gjimnastika Vllaznia

Mosha +15

Gresa  Dragani, vendi i dytë Gjimnastika Vllaznia

(Video) Gjimnastikë Artistike. Pamje nga garat e “Takimi të më të mirëve”-Vllaznia, fituese. Shkodër, nëntor 2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img