Sunday, July 20, 2025

(Video) Historike-Tërbuni Boks, kampion U19. Vetëm 1 vit e gjysëm nga formimi i skuadrës, dy vëllezërit Klaodio dhe Emiliano Çekini, fitojnë dy trofetë e kampionatit, si ekip dhe Jurgen Lazrin, më i miri i aktivitetit

Lexo

Puka, që deri më tash është krenuar me vlerat historike dhe turistike, është futur në histori edhe për sportin. Alpinizmit, por edhe futbollit, ku sidomos me të parin kanë arritur suksese pa fund, i është shtuar edhe sporti i Boksit.

Merita në këtë drejtim shkon për dy vëllezërit shkodran Klaodio dhe Emiliano Çekini, ku përvojën si kampion individual dhe si trajner me Vllazninë, e kanë shpërngulur në Pukë. Aty, ku në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, kryetarin pasionant pas sportit, Rrok Dodaj, një vit e gjysëm më parë krijuan ekipin “Tërbuni Boks”.

Periudhë kjo që i shërbeu atyre, të nxjerrin kampion kombëtar individual, por edhe kampion Europe dhe medalist botëror, për të mbërritur në vitin 2025, ku pas një afirmimi të boksierëve pukjanë, Federata Shqiptare e Boksit, vendosi të organizojë në Pukë, për herë të parë një kampionat boksi, siç ishte ai U19-të.

Pas tre ditëve me radhë, plot emocione dhe luftë të fortë sportive, mbrëmja e së dielës, ka mbërritur kulmin e spektaklit, jo vetëm në ringun e ngritur në  qëndër të qytetit, por edhe me spektaklin artistik me këngëtarët e spikatur të zonës dhe të ftuar më tej.

Një aktivitet që kurorëzohet me një sukses historik për ekipin ”Tërbuni Boks”, shpalljen kampion si ekip, si dhe duke nxjerrë nga gjiri i ekipit boksierin më të mirë të kampionatit, Jurgen Lazri.

Pas dy ditëve me luftë të fortë sportive, dita e tretë, ajo e mbrëmjes së dielë, ka qënë më e bukura. Kampioni i parë nga Tërbuni është Lindjon Sulaj i peshës 50 kg që fitoi ndaj Orion Baha të Apolonisë. Ledio Kola është kampioni i dytë në peshën 60 kg, i cili mund rivalin Hekuri të Partizanit.

Pesha që dhuroi më shumë emocione në këtë kampionat ka qënë ajo e 65 kg ku disa herë kampioni pukjan, Jurgen Lazri mundi në finale Skënder Laltë Partizani, duke u shpallur kampion si dhe duke merituar  edhe trofeun e boksierit më të mirë të aktivitetit.

Tre kampionët e radhës për Tërbunin ishin Prekndrekaj për peshën 80 kg, që mundi në finale Deon Kurtin e Studentit, për të vihuar me Rrahmanin dhe Toskën, fitues të vendit të parë në peshat përkatëse +90 kg dhe +95 kg.

Në ceremonë e organizuar në përfundim të kampionatit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli dhe kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, trofeun si ekipi kampion i i boksit U-19 për vitin 2025, e meritoi ekipi i Tërbuni Boks me trajner Klaodio dhe Emiliano Çekini.

Për suksesin e arritur në vetëm një vit e gjysëm të formimit të ekipit, ku meritë ka dyshja e trajnerëve Çekini, Bashkia Pukë, pëmes kryetarit Rrok Dodaj, nderoi me titullin “Mirënjohje” trajnerin shkodran të Tërbunit, Klaodio Çekini.

Ndërkohë, duke vlerësuar me nota maksimale organizimin e kampionatit nga ana e Bashkisë Pukë, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, nderoi me çertifikatë “Mirënjohje” kreun e këtij institucioni, Rrok Dodaj.

Ndeshjet e Ditës finale të K.K të Boksit U19-Pukë

  • 50 kg – Lindjon Sulaj (Terbuni) vs Orion Baha (Apolonia) – fiton me KO Sulaj (Terbuni)
  • 55 kg – Stiven Xixi (Studenti) vs Unej Kotoni (Studenti) – fiton Xixi (Studenti)
  • 60 kg – Bujar Hekuri (Partizani) vs Ledio Kola (Terbuni) – fiton Hekuri (Partizani)
  • 60 kg – Aluert Orhani (Terbuni) vs Klevis Vrapi (Titans) – fiton Orhani (Terbuni)
  • 65 kg – Skënder Lala (Partizani) vs Jurgen Lazri (Terbuni) – fiton Lazri (Terbuni)
  • 70 kg – Riduan Gashi (Tirana) vs Gabriel Çermeli (Terbuni) – fiton Gashi (Tirana)
  • 75 kg – Ahmed Koçi (Studenti) vs Dinant Hakaj (Tirana) – fiton Koçi (Studenti)
  • 80 kg – Deon Kurti (Studenti) vs Edison Prekndrekaj (Terbuni) – fiton Prekndrekaj (Terbuni)
  • 85 kg – Klei Koli (Studenti)
  • 90 kg – Eldi Gypi (Tirana) vs Stigi Rrahmani (Terbuni) – fiton me KO Rrahmani (Terbuni)
  • 95+ kg – Ditmir Luku (Terbuni) vs Mason Toska (Terbuni) – fiton Toska (Terbuni)

(Video) Pamje nga ndeshjet dhe ceremonia e ditës finale të KK të Boksit U19, zhvilluar në Pukë, si dhe vlerësimet për trajnerin Klaodio Çekini dhe kryebashkiakun Rrok Dodaj.

Gaspër MARKU-Fadil HYSENI, Pukë 27-29 qershor

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img