Thursday, April 25, 2024

Një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë franga gjobë-Vendimi i FIFA-s për incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni

Lexo

Incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes, Shqipëri-Poloni e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium janë marrë në shqyrtim nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s. Vendimi i këtij Komiteti displinor ka dalë me vendim që të ndëshkojë Federatën Shqiptare të Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Nga sa bëhet e ditur, Federata Shqiptare e Futbollit, do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img