Tuesday, December 10, 2024

(Video-Intervista) BOKS-Emiliano Çekini nis punën me Tërbunin. Së bashku me të vëllanë, Klaodion, premtojnë titullin kampion për pukjanët

Lexo

Vetëm një ditë pas marrëveshjes me Bashkinë e Pukës për krijimin e shoqatës së boksit Tërbuni, dy vëllezërit, Emiliano dhe Klaodio Çekini kanë nisur menjëherë punën për organizimin e ekipit të Tërbunit.

Kontaktet e parë kanë qënë me njerëzit e sportit pukjan mes të cilëve të mirënjohurin Përparim Laçi, i cili ka treguar gatishmërinë për të mbëeshtetur trajnerët e ardhur nga Shkodra në gjetjen e elementit me perspektivë në qytetin e Pukës.

Përvoja e tyre disa vjeçare si ish boksier kampion me Vllazninë dhe më pas edhe si trajner kampion me kategorinë e moshave, është një garanci e plotë që Emiliano dhe Klaodio Çekini do të dijnë të ndërtojnë një ekip ambicion me djem të rinjë pasionantë nga qyteti i Pukës dhe rrethinat e tij.

Përpos, elementin pukjan, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Emiliano Çekini, pohon se me vete do të marrin nga Shkodra edhe disa boksierë të talentuar shkodran për të përfaqësuar Tërbunin, mes të cilëve edhe dy emra shumë të njohur si Jurgen Lazri dy herë kampion i Shqipërisë dhe Adam Maca, kampion i Shqipërisë dhe nënkampion i botës me moshat, të cilët tashmë do të boksojnë për ngjyrat e ekipit pukjan Tërbuni

Ndër të tjera, Emilano, gjen rastin të falenderojë Këshillin Bashkiak Pukë për votimin unanim të arritjes së marrëveshjes dhe patjetër edhe kryetarin e Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, i cili është me të vertetë një dashamirës dhe mbështetës i sportit pukjan.

(Video) Intervisten e plotë me trajnerin Emiliano Çekini, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img