(Video-Intervista) Presidenti i Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi, flet pas eleminimit në “Final 4” nga Flamurtari 1-0: Shumë i zhgënjyer nga rezultati, por projekti vazhdon. Do të rifreskohemi dhe të kthehemi vitin tjetër edhe më të fortë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prej tre vitesh është në krye të Vllaznisë Futsal, ku së bashku me drejtorin sportive Arben Xhaferi dhe trajnerin-kapiten Alsid Tafili ndërtuan një skuadër ambicioze, ku shumë shpejt edhe rezultatet pozitive.

Në vitin e dytë, atë të sezonit të kaluar, Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë duke mundur në finale Tiranën 1-0 me gol të shënuar nga Besfort Gjoklaj dy minuta nga fund ii krejt ndeshjes.

Më pas, pjesëmarrja dinjitoze në Kupat e Europës për të ardhur në sezonin e sivjetëm, ku falë një mirëorganizimi model, gërshëtimit të përvojës me rininë duke sjellë në skuadër emra të njohur nga futbolli i madh, kuqeblutë dominuan tërëësisht kampionatin, të cilën e mbyllën të shkëputur nga rivalët Tirana dhe Flamurtari.

E gjitha kjo krijoi idenë se kjo Vllazni është e denjë për një titull të dytë radhazi kampion. Por, gjysmëfinalja e “Final 4” përballë Flamurtarit rezultoi fatale për kuqeblutë, të cilët edhe pse në pjesën e parë ushtruan presion në portën vlonjate, goli i Erald Lecit, gjashtë minuta nga nisja e së dytës eleminoi Vllazninë nga lufta për titull.

Zhgënjim i madh në kampin kuqeblu të futsales, gjë që u shoqërua edhe me një analizë të gjatë në dhomat e zhveshjes me prezencën e presidentit Fisnik Barbullushi.

Veriu Sport, i cili e transmetoi drejtpërdrejtë nga Parku Olimpik “Feti Borova” i Tiranës, gjysmëfinalen Vllaznia-Flamurtari, intervistoi menjehërë pas analizës së gjatë me tone kritike, presidentin Fisnik Barbullushi, të cilin ju fton ta ndiqni, në teks dhe video.

………………

Ju shikoj të mërzitur! Keni të drejtë, Vllaznia kampione në fuqi, kryesuese e kampionatit bindshëm u largua nga mundësia për titull.

Patjetër, i zhgënjyer, i zhgënjyer shumë për rezultatin. I zhgënjyer deri diku edhe me atë çfar pamë në fushë, pasi e gjithë pjesa e përgatitjes dhe mendësitë nuk ishin aty ku duhet. Në këto momente, në këto faza nuk të falin, kështu që Flamurtari e deshti mesa duket më shumë finalen dhe ia arriti. Më vjen keq për çunat që janë përgatitë gjatë të gjithë kësaj kohe, kanë tregu në fushë në të gjitha ndeshjet që jemi prerje prej kampioni. Jemi prerje fituesi duke treguar që kampionatin e kaluar nuk e kemi marrë rastësisht, por nganjëherë kështu shkon. Jam shumë i zhgënjyer, shumë i mërzitur me ju thanë të drejtën. E pritshma që të shkonim në finale me siguri, por ky është futbolli, kështu që duhet me i pranu të tre rezultatet, dhe ne do të ecim përpara.

Në fakt, jo vetëm ju, por i gjithë opinioni sportiv ishte i karikuar dhe ishte në pritje të një Vllaznie për të shkuar në finale dhe për të fituar trofeun, sepse vetë paraqitja ka qënë e tillë gjatë të gjithë kampionatit. Keni kryesuar me diferencë nga ndjekësit tuaj më të afërt, por ju eleminoi një Flamurtar i cili edhe ka qënë dinjitoz gjatë të gjithë kampionatit, 5-4 është rezultati i dy ndeshjeve të fituara ndaj tij.

Prandaj e them, ndoshta Flamurtari kishte më shumë uri tek kjo ndeshje, por ndoshta është ajo që na ndodh gjithmonë herë në Shkodër. Ndoshta, ne jemi ndonjë herë më shumë euforik se duhet, dhe në këto faza, ndoshta euforia na komprementon qartësinë për ta pa lojën, dhe për ta pa objektivin ma qartë duke u shprehur në fushë me këtë gjendje.

Mesa kam informacion, ju si klub i futsales së Vllaznisë, si staf kuqeblu, ishit përgatitur, jo vetëm për fitimin e titullit kampion të Shqipërisë për herë të dytë radhazi, por patët nisur të mendoni edhe për një pjesëmarrje dinjitoze në Kupat e Europës, por gjithçka mori fund sot.

Po, sot mori fund gjithçka për këtë sezon. Them prap se jam shumë i zhgënjyer që mori fund kaq shpejt, prisnim të paktën të shkonim në finale dhe diskutonim me Tiranën, por do të rifreskohemi dhe do të kthehemi vitin tjetër prap edhe më të fortë.

Mendoni se kjo humbje dhe ky eleminim në gjysmëfinalen e “Final 4”, kur ishit kaq pranë, do të ndikojë në aspektin psikologjik për vazhdimësinë?

Po, ka për të ndiku, shpresoj për mirë, sepse ndonjëherë humbjet të bëjnë të ulesh me këmbë në tokë dhe të shikosh realisht se ku je. Por, kjo nuk do të ndalë që projekti të ecë përpara, nuk do të ndalin që në çdo vit të kthehemi pretendentë. Kështu që të nxjerrim leksione nga kjo humbje dhe të përmirësohemi.

Do të vijoni të jeni me këtë angazhim kaq të përkushtuar, sepse duhet pranuar se gjatë të gjithë kampionatit, ashtu si edhe sezonin e kaluar, keni qënë shumë pranë skuadrës, ku natyrshëm, krahas skuadrës, trajnerëve, futbollistëve, një pjesë e madhe e meritës ka qënë edhe e juaja që Vllaznia ka ardhur deri në këto nivele.

Ashtu siç është një pjesë e meritës time edhe dështimi i këtij sezoni., Kështu që ju më cituat angazhimin tim, mund t’ju them se ai vetëm sa shtohet, sepse unë e kam thënë që në fillim, që jam përfshirë në këtë projekt me seriozitet për ta çuar deri në fund. Kështu që, dua ta shoh Vllazninë pretendete për titull çdo vit.

(Video) Prononcimin e plotë të Presidentit Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi, mund ta ndini në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Intervistoi: Gaspër MARKU 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img