Friday, May 3, 2024

(Video) Kamza-Vllaznia, të shtunën, ora 19:00, çerekfinalja e dytë Play Off. Trajneri Bekteshi: Kualifikimin, kërkojmë ta mbyllim me një fitore të dytë në transfertë

Lexo

Çerekfinalja e parë, faza Play Off, e luajtur këtë të mërkurë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u fitua nga ekipi i Vllaznisë. Një ndeshje që i pati të gjitha brenda, kryesimin e periodës së parë nga Vllaznia, më pas baarzimin dhe kalimin në avantazh të Kamzës, madje duke qënë shumë pranë fitores kur kryesonte në minutat e fundit të krejt ndeshjes, barazimin në vijim nga ana e Vllaznisë, ku përmes një rivaliteti, emocionesh pa fund, spektakli ishte rezervuar në pesë sekondat e fundit me superkopshin tre pikësh të talentit Veton Gjeçaj që vulos fitoren e Vllaznisë me re rezultatin e përgjithshëm, 83-77.

Tre ditë më vonë, emocionet e çiftit çerekfinalist spostohen në pallatin e sportit të Kamzës, aty ku skuadra vendase e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani do të kërkojë fitoren për ta çuar kualifikimin me ndeshje të tretë përsëri në Shkodër. Ndërkohë, nga ana tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të tyre Damian Bekteshi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi për ta mbyllur çështjen e kualifikimit me vetëm dy ndeshje.

Optimit për fitore në çerekfinalen e dytë të fazës Play Off të kampionatit Kombëtar të Superligës së basketit për meshkuj është edhe njëshi i pankinës kuqeblu, trajneri Damian Bekteshi, i cili në prononcimin e dhënë menjëherë pas fitores së parë në Shkodër, krahas analizës së sfidës së parë, ku kishte edhe ndonjë kritikë për lojtarët e tij, shprehet optimist për kalimin me sukses edhe të ballaafqimit të dytë duke kërkuar ta mbyllë çështjen e kualifikimit që në Kamzë.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në basket meshkuj menjëherë pas fitores së çerekfinales së parë me Kamzën, ku në mbyllje komenton edhe pragndeshjen e dytë çerekfinale që zhvillohet nesër(e shtunë), ora 19:00 në Kamzë. Dhe, në vazhdim edhe pjesa e dytë e ndeshjes Vllaznia-Kamza, 83-77. Transmetim i Veriu Sport, me koment.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img