Wednesday, May 8, 2024

(Video) Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, pret Vllazninë kampione në basket femra U-18

Lexo

Dje u shpall kampione e Shqipërisë, sot Një ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë për të tretin vit radhazi, vajzat e Vllaznisë në basketboll për të reja u pritën nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia. Duke i përgëzuar për arritjet dhe punën e mirë që po bëhet tek brezi i ri, Spahia vlerësoi faktin që ekipi është një përbërje 100% shkodrane, duke treguar traditën e bukur që ka ky qytet në sportet e lojrave me dorë.

“Basketbollistet e reja të Vllaznisë vijojnë të na bëjnë krenar. Për të treten herë radhazi sollën në Shkodër titullin kampion, duke shpërblyer më së miri punën, përkushtimin dhe mbështetjen që marrin.

Një ekip me përbërje 100% shkodrane, që flet qartë se tradita nuk shuhet kurrë. Këto vajza bashkë me trajnerët dhe stafet respektive do të ketë mbështetjen time dhe bashkisë Shkodër në vazhdimësi. Kemi nisur investimet për terrene të reja sportive dhe do të vijojmë të përmirësojmë logjistikën e nevojshme për zhvillimin e sportit. Duke patur një rini më pranë sportit, do të kemi jo vetëm një brez më të shëndetshëm, por edhe larg problemeve!”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, kryebashkiuaku shkodran, Bardh Spahia. 

Mbështetja ndaj këtij brezi do të jetë e vazhdueshme tha kryebashkiaku Spahia, i cili u ndal edhe tek investimet e parashikuara për terrenet sportive, si një prej domosdoshmërive për zhvillimin e sportit. Projekti më ambicioz është ai për një pallat të ri sporti.

Kras urimeve dhe përgëzimeve nga ana e kreut të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, për suksesin në fjalë ka folur edhe Bledar Gjeçaj, administrator i shoqatës së basketbollit Vllaznia, si dhe trajnerja kampione, Medina Mustafa

Ekipi i Vllaznisë U 18 drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa ka treguar një formë shume të mire sportive duke dominuar ndaj kundërshtareve gjatë gjithë kampionatit. Bashkia Shkodër ka akorduar edhe një shpërblim për vajzat kuqeblu.

(Video) Ceremonia e pritjes nga ana e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia për Vllazninë kampione në basket femra U-18.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img