Saturday, October 12, 2024

(Video) Leonard Lulaj zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës

Lexo

Është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Krahas delegatëve me të drejtë vote dhe antarëve të federatës, i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe Zëvendësminstri i Sportit, Endri Hoxha.

Takimi është hapur nga antari i Komitetit Drejtues, Beniamin Nako. Më pas, fjalën përshëndetëse e ka bërë kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka vlerësuar punën e mëparshme të federatës dhe konkretisht kreut të saj Leonard Lulaj.

Në pikat e rendit të ditës në këtë asamble ka qëne zgjedhja e Presidentit të ri të këtij institucioni si dhe antarët e Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Kandidatë për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës ishin Leonard Lulaj dhe Natasha Kotorri(Dako).

Ndërkohë, kandidat për Komitetin Drejtues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, ishin Beniamin Nako, Edison Ikonomi, Edmond Angoni, Enkeleida Olldashi, Gazmend Kapellari, Gëzim Monopati, Nina Rustani, Pavli Karaj, Valbona Selimllari, Polikseni Gorishti.

Më pas, mbledhja ka vijuar me prezantimin e platformave të kandidatëve për President të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, propozimet dhe ngritja e komisioneve përkatëse, procesi i votimit për President dhe antarë të Komitetit Drejtues të FSHGJ, procesi i numërimit të votave dhe shpallja e fituesve, si dhe fjala e Presidentit të ri të sapo zgjedhur.

Në bazë te votimit, President i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës është zgjedhur zoti Leonard Lulaj i cili grumbulloi 9 vota kundrejt rivales së tij, Natasha Kotorri(Dako) qe mori 2 vota.

Ndërkohë, ne votimin për anëtar të Komitetit Drejtues, fitues u shpallën dy kandidaturat e Shkodrës, Beniamin Nako dhe Edmond Angoni, si dhe Gezim Monopati, Edison Ikonomi, Enkelejda Olldashi, Gazmir Kapellari.

Në mbyllje, ka qenë zv. Ministri i Sportit, Endri Hoxha që ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe ka uruar Presidentin e ri të federatës, Leonard Lulaj.  Pas shpalljes zyrtar të vendimit, fjalën e ka marrë presidenti i sapozgjedhur Leonard Lulaj, i cili pasi ka falenderuar votuesit për besimin e dhënë ndaj tij premtoi përkushtim në  drejtimin me seriozitet dhe profesionalizëm të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

(Video) Pamje nga punimet e Asamblesë Zgjedhore të Gjimnastikës.

Gasper Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img