Saturday, May 4, 2024

(Video) Lojra me Dorë-E premtja e volejbollit në Shkodër/Vllaznia-Skënderbeu femra ora 13.00 dhe Vllaznia-Erzeni ora 16.00 meshkuj, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës pret pasditen e së premtes dy ndeshje të rëndësishme të Kampionatit Kombëtar të Vollejbollit për femra dhe meshkuj. Ato nisin në orën 13.00 me ballafaqimin, Vllaznia-Skënderbeu në volejboll për femra, në një duel që ballafaqon dy skuadrat kryesuese të tabelës së klasifikimit me nga dy fitore secila.

Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerët Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli janë përballë një sfide shumë të vështirë për vete faktin se skuadra korçare që drejtohet nga trajneri shkodran Besnik Lisha është ndër skuadrat më të përforcuara me volejbolliste të huaja këtë sezon sportive, investime këto që janë bërë për të fituar titullin kampion.

Por, nga ana tjetër, edhe pse jo me lojtare të huaja, presidenti kuqeblu, Florian Zekja ka preferuar më tepër një merkato brenda vendit. Së pari duke rikthyer në Shkodër volejbollistet shkodrane që kanë luajtur me skuadrat e tjera, të gërshëtuara edhe me element cilësorë të kampionatit shqiptar që janë edhe pjesë e kombëtares kuqezi.

Ndërkohë, po të premten, në orën 16.00, do të luhet ndeshja e volejbollit të meshkujve, Vllaznia-Erzeni i Shijakut. Edhe kjo ndeshje shumë e rëndësishme, për të cilën flet trajneri kuqeblu, Artan Kalaja, ku krahas pragndeshjes së vështirë me Erzenin, nën kampion i Shqipërisë, flet edhe për proçesin e formimit të shoqatës së volejbollit Vllaznia për meshkuj, gjë e cila pritet t’i japë një mbështetje shumë të madhe ecurisë së volejbollit të meshkujve në vazhdimësi.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në volejboll meshkuj, Artan Kalaja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img