Saturday, July 27, 2024

Superliga e Futbollit U21-Vllaznia mposht Apoloninë 4-2. Tre gola të brazilianit Gomesh dhe një i Bajramit

Lexo

Vllaznia U21-Apolonia U21  4-2(Shënues: Gomesh (3), Bajrami/Rakipaj(2)

Gjashtë gola ka prodhuar ndeshja e Superligës sëfutbollit U-21, Vllaznia-Apolonia. Katër nga gjashtë golat kanë shkuar në rrjetën e portës fierake Apolonia dhe dy në atë të të Vllaznisë duke bërë që rezultati në mbyllje të minutës së 90-të të ishte, 4 me 2 në favor të Vllaznisë.

Në fakt, ndeshja e luajtur pasditen e së martës në stadiimin “Reshit Rusi” nuk ka nisur aspak mirë nga skuadra kuqeblu, e cila shumë shpejt është ndëshkuar me dy gola të shpejtë nga skuadra mike me të njëjtin protagonist Rakipajn, i cili është autor i dy golave në portën e Vllaznisë. Me avantazhin 0 me 2 në favor të Apolonisë mbyllet pjesa e para, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë ka një pamje krejt tjetër.

Mesa duket, pushimi 15-të minutësh mes dy pjesëve, i ka shërbyer për mirë trajnerit Ergi Borshi, udhëzimet e të cilit në dhomat e zhveshjes janë zbatuar me përpikmëri në fushën e lojë për 45 minutat e dyta të ndeshjes.

Një pjesë e dytë model në të gjitha drejtimet, e cila falë skemave sulmuesve, rriti presionin në portën mysafire duke nxjerrë në dritë njëri pas tjetrit golat kuqeblu. Krahas të tjerëve, to që marrin përsipër të vendosin fatin e kësaj pjese dhe të gjithë ndeshjes, janë futbollistët e ardhur nga skuadra e parë, mes të cilëve spikat braziliani Bruno Gomesh.

Tre golat e tij, njëri më i bukur se tjetri, fillimisht vendosin barazpeshën e rezultatit në 2 me 2, dhe më pas i japin avantazhin Vllaznisë 3 me 2. Për të mbyllur të gjithë ndeshjen mendon Bajrami, i cili duke shënuar edhe golin e katërt kuqeblu, fikon rezultatin 4 me 2 në favor të Vllaznisë.

Ndonëse në javët e mëparshme pozitat e Vllaznisë U-21 nuk ishin komode në tabelën e klasifikimit, pikët e marra në fazën e dytë kanë bërë që 25 pikët e grumbullura, skuadra e drejtuar nga Ergi Borshi të përfshihet në katër më të mirat e kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img