Saturday, July 27, 2024

(Video) Miqesorja me ekipin malazez Moraça, test për Vllazninë e volejbollit femra në prag të sfidës me Partizan për javën e katërt të kampionatit

Lexo

Vllaznia dhe skuadra malazeze, Moraça  në volejboll luajtën pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” një ndeshje miqësore ndërkombëtare. Kjo miqësore i shërbeu trajneres së Vllaznisë Nora Deda për të testuar dhe kolauduar skuadrën e saj në prag të javës së katërt, ku kuqeblutë presin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Partizanin.

Referuar ecurisë së takimit, mikeshat nga Mali i Zi fituan setin e parë dhe të tretë me shifat 25-19 dhe 26-24, ndërkohë Vllaznia del fituese në dy setet e tjerë, në të dytin dhe të kartërtin me shifrat, 25-16 dhe 25-12.

Barazim 2 me 2 me sete, dhe kur pritej të luhej seti final, duke qënë edhe një ndeshje miqësore, drejtuesit e dy klubeve përkatase bien dakord që ndeshja të mbyllet këtu, në barazim 2-2.

Përballja me Partizanin është për llogari të javës së katërt të Superligës së femrave, ndërkohë që në tre javët e para, Vllaznia e volejbollit femra ka arritur një fitore në shtëpi me Barletin, ndërkohë që është mundur në dy ndeshjet e transfertës, me Skënderbeun dhe Pogradecin.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore e volejbollit femra, Vllaznia-Moraça(Mali i Zi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img