Sunday, November 24, 2024

(Video) Ndryshime në stafin e volejbollit femra. Pas dorëheqjes së trajnerit DorjanTafa, drejtimin e Vllaznisë e merr trajnerja Nora Deda së bashku me kolegun e saj, Ardian Dodani

Lexo

Kur ka vetëm pak ditë për të nisur sezonin i ri sportiv, në drejtimin e ekipit të Vllaznisë në volejboll femra ka ndryshime. Pas dorëheqjes së trajnerit Dorjan Tafa, arsyet e të cilit ai vetë personalisht i ka bërë të ditura në një prononcim publik, presidenti i shoqatës së volejbollit femra Florian Zekja ka emëruar në krye të kësaj skuadre trajneren Nora Deda.

Ish volejbollistja e Vllaznisë, e cila ishte në drejtimin e skuadrës kuqeblu rreth dy vite më parë, ka pranuar ftesën e presidentit Zekja duke marrë me vetë edhe bashkëpunëtorin e saj të mëparshëm, Ardian Dodani në rolin e zëvendëstrajnerit.

Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar psditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, binte në sy largimi i titullares Sara Malaj, e cila i është bashkuar ekipit korçar Skënderbeu, ndërkohë që janë vënë edhe tre ardhje. Njëra prej tyre, Stela Agolli vjen nga Tirana ku ka luajtur me skuadrën bardheblu, ndërkohë që dy të tjera janë volejbolliste shkodrane, Mandisa Kuçi dhe Xhesika Kaçi, të cilat rikthehen në shtëpi.

Sipas trajneres Nora Deda, ekipi nuk është në gjendjen e duhur të formës sportive, dhe koha për të riparuar është e pakët, sepse shumë shpejt, në fillim të shtatorit nis sezoni i ri me Kupën e Federatës dhe menjëherë më pas edhe Kampionati Kombëtar.

Shqetësuese të trajneren Deda dhe kolegun e saj Dodani, është edhe mbyllja e afatit të merkatos duke mos lejuar që të realizojnë ndonjë blerje. Megjithatë, ato theksojnë se janë rikthyer me optmizmin dhe besimin për të bërë më të mirën në drejtimin e skuadrës.

(Video) Ekipi i Vllaznisë në volejboll femra, stërvitje me trajneren e re Nora Deda dhe kolegin Ardian Dodani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img