Përmes një atmosphere festive ka nisur në qytetin e Pukës Kampionati Kombëtar i Boksit U19, një aktivitet ky që vjen për herë të parë në këtë qytet, falë punës profesionale dhe arritjes së rezultateve shumë pozitive që ekipi “Tërbuni Boks” me tra trajnerët Emiliano dhe Klaodio Çekini, ka regjistruar në vetëm një vit e gjysëm nga formimi i ekipit, edhe ky për herë të parë në këtë qytet.
Dita e parë e kampionatit është hapur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, aty ku është ngritur edhe ringu i boksit për tre ditët radhazi të aktivitetit me pjesëmarrjen e ekipeve më të mirë të Shqipërisë.
Krahas ekipeve konkuruese, përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe mjaft sportdashësve, në ditën e parë të kampionatit ishte i pranishëm dhe kreu i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, i cili në fjalën e tij të mirëseardhjes, siguroi të pranishmit se ai dhe administrata e tij, po bëjnë gjithçka të mundur që aktivitete të tilla, krahas emocionit sportiv, synojnë dhe promovimin e vlerave turistike të kësaj treve, e cila padyshim në një të ardhme të shpejtë do të jetë destinacioni i shumëkërkuar i vizitorëve dhe turistëve vendas dhe të huaj.
Vemendja kryesore e kësaj dite është përqëndruar në 9 duelet sportive të peshave të ndryshme, ku spikatjen më të madhe në ring e bënë boksierët e ekipit “Tërbuni Boks”, të cilët nga 6 duele në ring, në 5 prej tyre: Turget Xhaferrraj, Aulet Orhani, Ledion Kola, Jurgen Lazri, Gabriel Cermeni, ka arritur që të dalin fitues duke bërë kështu që Tërbuni Boks të jetë pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion.
Rezultatet teknike ët ditës së parë K.K Boksit U19
Pesha 55 kg. Flavio Hazisi(Flamurtari)-Turgent Xhaferraj(Tërbuni), fiton Tërbuni
Pesha 55 kg. Unejs Kotoni(Studenti)-Orest Rrapaj(Flamurtari), fiton Studenti
Pesha 60 kg. Aluert Orhani(Tërbini)Ersi Mema(Tirana), fiton Tërbuni
Pesha 60 kg. Klajvi Brahaj(Vllaznia)Klevis Rapi(Tirana), Fiton Tirana
Pesha 60 kg. David Serraj(Flamurtari)-Bujar Hekuri(Partizani), fiton Partizani
Pesha 60 kg. Xhonatan Kazanxhiu(Tirana)-Ledion Kola(Tërbuni), fiton Tërbuni
Pesha 65 kg. Jurgen Lazri(Tërbuni)-Mirei Gurra(Tirana), fiton Tërbuni
Pesha 70 kg. Mateo Ejup(Elbasani)-Gabriel Cermeci(Tërbuni), fiton Tërbuni
Pesha 70 kg. Ritvan Gashi(Tirana)-Drilon Hatija(Tërbuni), fitonTirana.
(Video) Pamje nga dita e parë e Kampionatit Kombëtar të boksit U19-Pukë(27 qershor 2025), si dhe përshëndetja e kryetarit të Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj për aktivitetin.
Gaspër MARKU-Fadil HYSENI Pukë(27 qershor 2025)