Monday, April 15, 2024

(Video) Nis sot Kampionati i Futsallit. Risi pjesëmarrja e Vllaznisë, në javën e parë pret në Shkodër, mysafirët e Diamant

Lexo

Kampionati kombëtar i Futsallit do do të nisë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë, teksa këtë sezon do të kemi një rritje të konsierueshme të skuadrave pjesëmarrëse. Ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion të ri janë Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Vllaznia, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari, ndërsa siparin do ta ngrejë ndeshja Tirana Futsal – Flamurtari, që luhet të shtunën më datë 26 nëntor.

Risi është pjesëmarrja e ekipit të Vllaznisë, i cili në javën e parë pret në Shkodër, ekipin e Diamant, ndeshje e cila do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 12:00.

Specialisti në Drejtorinë e Futbollit Amator në FSHF, Igli Mumajesi shpjegon se gara do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

“Ditën e shtunë më datë 26 nëntor do të nisë sezoni i ri i kampionati kombëtar të futsallit i organizuar nga FSHF. Sezonin e kaluar në këtë kampionat merrnin pjesë 4 skuadra, ndërsa këtë vit kem një dyfishim të numrit të ekipeve pjesëmarrëse. Ndeshja hapëse do të jetë mes Tiranës dhe Flamurtarit që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme të skuadrave në sajë të organizimit të mirë na vazhdimësi të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që një impakt pozitiv pati edhe organizimi i ndeshjeve të Futsal Champions League në Tiranë edicionin e fundit, ku mori pjesë edhe kampionia e Shqipërisë, Tirana Futsal. Ky event tërhoqi një interes të madh nga publiku dhe nga futblldashësit”, – thotë Mumajesi në një prononcim për Fshf.org.

Çdo skuadër do të ketë në dispozicion 20 lojtarë, teksa në sallë ekipet do të kenë 5 lojtarë për të luajtur. Që do të thotë se në këtë edicion marrin pjesë 140 lojtarë, duke pasur kështu një pjesëmarrje të konsiderueshme në krahasim me sezonin e kaluar.

“Pavarësisht se kemi një dyfishim të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, akoma nuk jemi në atë stad ku ne synojmë të arrijmë. Angazhimi i FSHF-së do të jetë akoma dhe më i madh për të masivizuar pjesëmarrjen në këtë kampionat, ku aktivizohen lojtarë të grup-moshave të ndryshme, duke nisur që nga mosha 19 vjeç e deri te moshat 35 vjeç. Mundësia e pjesëmarrjes në Futsal Champions League është një motivim shumë i madh, qoftë për lojtarët individualisht për t’u afirmuar, por qoftë edhe për ekipet që marrin pjesë, si në aspektin financiar ashtu edhe sportiv”, – thekson specialisti i Drejtorisë së Futbollit Amator në FSHF, duke bërë gjithashtu një apel për të gjithë subjketet e interesuara që të bëhen pjesë e këtij kampionati të bukur edhe në të ardhmen.

“Ekipet kanë mbështetjen maksimale të FSHF-së, si në aspektin organizimit të ndeshjes duke siguruar gjithçka në drejtimin e zyrarëve dhe bazës materiale, ashtu edhe sa i përket shpërblimit për ekipin fitues, që është i konsiderueshëm. Ndonëse ky sezon nis tani, ne gjejmë rastin t’i ftojmë të gjitha subjektet e interesuara në vazhdimësi që të jenë pjesë e këtij kampionati, që është shumë i bukur dhe sa vjen e po bëhet më masiv në sezonet e ardhshme”, – deklaroi Igli Mumajesi.

Kampionati Kombëtar i Futsallit

Java e parë

Tirana Futsal – Flamurtari

Forcat Armatosura – Olimpik 1 Maji

Vllaznia Futsal – Diamant Futsal

Eagles Land pushim

(Video) Igli Mumajesi, specialist në Drejtorinë e Futbollit Amator në FSHF, flet për rregullat dhe programin e kampionatit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img