Wednesday, May 15, 2024

(Video) Një kanadez për Vllazninë e volejbollit meshkuj. 28 vjeçari Andrew Ross Dube, nis stërvitjen me kuqeblutë

Lexo

Ishte përfolur prej kohësh dhe më së fundmi, Vllaznia e volejbollit meshkuj lëviz në merkato. Në seancën e mbrëmjes së djeshme zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është parë të stërvitet me skuadrën kuqeblu volejbollisti i ardhur nga Kanadaja, Andrew Ross Dube.

28 vjeçari nga Kanadaja, ardhja e të cilit është bërë e mundur mbështetjen e presidentit të shoqatës së volejbollit Vllaznia për meshkuj Aleksandër Leqejza, luan në pozicionin e anësorit dhe pritet t’i shërbejë skuadrës për rritjen e efikasitetit edhe më të amdhe në fushën e lojës

Ardhja e tij ka ngrohur kampin kuqeblu, gjë të cilën e shpreh në prononcimin e tij për mediat edhe trajneri Artan Kalaja, i cili ndër të tjera bëri të ditur se drejtuesit e shoqatës së volejbollit po ndjekin me procedurë të përshpejtuar federimin e volejbollistit kanadez, në mënyrë që ai të jetë në fushën e lojës mbrëmjen e së premtes në përballjen me Partizanin.

Në tre ndeshjet e para të kampionatit, Vllaznia ka realizuar dy fitore, e para në transfertën e Korçës si dhe në Shkodër me Studentin, ndërkohë që është mundur në transfertën e Shijakut.

(Video) Volejbollisti i ardhur nga Kanadaja, Andrew Ross Dube, stërvitje me Vllazninë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img