Thursday, April 25, 2024

(Video) Not-Zhvillohet Kupa “Klavio Meça”. Vllaznia e dyta si ekip, Uerda Jahaj kampione në stilin shpinë dhe nënkampione në delfi

Lexo

Kupa “Klavio Meça” në nderim dhe kujtim të ish-notarit Klavio Meça, ishte aktiviteti i fundit që Federata Shqiptare e Notit organizoi për vitin 2022. Pjesë e këtij aktiviteti që u zhvillua në Tiranë, ishte edhe Shoqata “Shkodra Not” me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, i cili nën drejtimin e trajnerit Kol Shiroka, vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive. Uerda Jahaj, Viki Tafrruku, Michelle Bushati, Andia Pemaj, Eanda Lika, Alkeo Isufi, Matia Jubani, Klevis Gushta, Skerdi Kroni, Adriel Marku, ishin notarët shkodranë që përfaqësuan Vllazninë në këtë aktivitet kombëtar.

Rezultatin më të mirë nga ekipi i Vllaznisë e ka regjistruar notarja e talentuar Uerda Jahaj, e cila arriti të shpalljen kampione në garën e saj të preferuar 50 metër stil shpinë. Ndërkohë, në tre gara të tjera, ato 100 metër mix, 100 metër stil delfin dhe 50 metër po delfi, u rendit në vendin e dytë.

Krahas Uerda Jahajt, një prezantim mjaft të mirë ka bërë edhe notarja tjetër e Vllaznisë, Viki Tafrruku, e cila në këtë aktivitet zuri dy vende të treta, përkatësisht në 100 metër stil i lirë dhe 50 metër stil shpinë.

Ekipi i Vllaznisë ishte i suksesshëm edhe në në garan e stafetës 4×50 metër mix dhe 4×50 metër stil i lirë, me notaret në konkurim:Viki Tafrruku, Andia Pemaj, Uerda Jahaj, Michelle Bushati, zunë dy vende të dyta.

Në klasifikimin ekipor, Open Vllaznia për Femra që u përfaqësua me me notarë të kategorisë fëmijëve nga mosha 9-14 vjeç u rendit në vend të dytë, duke qënë kështu mes ekipeve më të mira të aktivitetit.

Një pozicion i kënaqshëm për trajnerin e pasionuar shkodran, Kol Shiroka, pasi sipas tij, pjesa më e madhe e sportisteve të Vllaznisë garuan për here të pare në një garë kombëtare, por që me të dhënat mjaft premtuese që paraqiten në garë, janë një garanci e plotë për të ardhmen e notit shkodran.

(Video) Pamje nga nga garat e notit-Kupa “Klavio Meça” në nderim dhe kujtim të ish-notarit Klavio Meça.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img