Dy peshëngritësit e talentuar shkodranë, Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, të cilët stërviten nga trajneri i Vllaznisë dhe njëkohësisht i ekipit kombëtar Artur Lagja, vazhdojnë të bëjnë një përfaqësim dinjitoz në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Suksesi më i fundit ishte ai në Kampionatin Kombëtar të kategorisë U23 ato përmirësuan plot 10 rekorde të reja kombëtare, ku 6 i përkasin Saimir Lagjes dhe 4 Antonino Mullisit..
Veriu Sport ndoqi nga afër një prejë të proçesit stërvitor të dyshes së talentuar të shtangës kuqeblu, Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, ndërkohë që në bashkëbisedim me trajnerin e tyre Artur Lagja, mësuam se atop o përgatiten për Kampionatin Kombëtar të peshëngritjes, që në këtë vit, Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ka planifikuar ta zhvillojë që për herë të parë në qytetin e Laçit.
Ndërkohë, që sa i përket konkurimit ndërkombëtar, trajneri Lagja bën të ditur se së bashku me kampionin Mullisi do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Kolumbisë, ku objektivi është futja në zonën e medaljeve.
Gjithnjë në bashkëbisedim me trajnerin Artur Lagja, informohemi se në vijim, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka planifikuar një tjetër aktivitet të rëndësishëm kombëtar që do të zhvillohet në Shkodër, Kupën “Asim Belinova”, në nderim të kësaj figure sportive, që edhe sot vazhdon të kontribuojë për sportin e peshëngritjes.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Artur Lagja, si dhe pamje nga stërvitja e dy talentëve të peshëngritjes shkodrane, Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


