Tuesday, May 14, 2024

(Video) Prag Çekia, kombëtarja kuqezi në stërvitje, Gjasula akoma në pikpyetje

Lexo

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, takim i vlefshëm për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ dhe miqësoren ndaj Bullgarisë më 17 tetor. Skuadra është stërvitur pasditen e djeshme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ nën drejtimin e stafit kuqezi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka pasur nën drejtimin e tij thuajse të gjithë skuadrën, ndërsa gjatë stërvitjes me grupin është bashkuar edhe Mirlind Daku. Sakaq, gjatë mbrëmjes pritet që me kuqezinjtë të bashkohet edhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Sa i përket Klaus Gjasulës, djaloshi kuqezi vuan nga infeksioni në grykë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pranë klubit gjerman dhe sot pritet një përgjigje nga klubi i Darmstad nëse Gjasula do t’i bashkohet kuqezinjve në këto ndeshje apo do t’i mungojë skuadrës.

Programi stërvitor i djeshëm ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve përveç ushtrimeve fizike ka zhvilluar një ndeshje kontrolli së bashku me lojtarët e Kombëtares U-19, që është e grumbulluar në Tiranë duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot pasdite seancën stërvitore të radhës.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

(Video) Pamje nga përgatitjet e kombëtares shqiptare për ndeshjen e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img