(Video) Prag Elbasani-Vllaznia, trajneri kuqeblu Edi Martini: Ndeshje e fortë, në Elbasan është vështirë marrësh pikë, do të luftojmë fort, rezultatin le t’ia lëmë fushës së lojës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për Javën e dytë të Abissnet Superiore, Vllaznia luan në transfertë duke u përballur me Elbasanin. Në prag të kësaj sfide, e cila është në program të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Elbasann Arena” duke nisur nga ora 18:30, trajneri i Vllaznisë Edi Martini, doli paraditen e sotme në konferencen e zakonshme të shtypit organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Për teknikun kuqeblu, Edi Martini, ndeshja në fjalë konsiderohet shumë e fortë, pasi në Elbasan është vështirë të marrësh pikë, megjithatë shprehet optimist se me korigjimet e ndeshjes së parë të barazuar në shtëpi me Skënderbeun, Vllaznia do të luftojë fortë duke ia lënë fushës së lojës rezultatin.

Faktin që luhet pa tifozë, Martini thotë se do të donte të ishte prezent atmosfera e tifozërisë, ndërkohë që nuk e shikon si një favorizim të Vllaznisë, sepse tashmë ndeshjet kanë treguar se faktori fushë nuk luan ndonjë rol përcaktues.

Ndër të tjera, Martini u pyet edhe për Elmando Gjinin, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë dhe tashmë nesër do të luajë në formacionin e Elbasanit përballë Vllaznisë, për të cilin sqaroi se ai asnjëherë nuk ka qënë lojtar i Vllaznisë, luajti si i huazuar sezonin e kaluar, dhe më pas ka qënë zgjedhja e tij  për vazhdimësinë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë Edi Martini, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img