Dy ditë nga starti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, KF Shiroka është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e sezonit.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, drejtori sportiv i Shirokës, Ardit Mani, shprehet optimist për skuadrën e tij.
Një treshe e stafit teknik, duke përfshirë edhe dy trajnerët spanjoll, Pablo Ríos Freire dhe Jaime Ramia, e cila nën mbështetjen e presidentit Erg Axhani, e ka udhëhequr skuadrën në një fazë përgatitore model me të gjitha kushtet dhe kriteret sikur të ishte një skuadër e Superiores.
Sa i përket objektivit, Mani thekson, se atë që nuk e bënë një sezon më herët duke u eleminuar vetëm në ndeshjet e fazës Play-Off, Shiroka synon ta realizojë në këtë sezon futbollistik.
Dhe, kjo pritet të arrihet me një fillm të mbarë, kur të shtunën, ora 15:00, Shiroka kërkon tre pikëshin e parë ndaj Erzenit, në sfidën e javës së parë të kampionatit.
(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportiv të KF Shiroka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


